Check out the new design

د قرآن کریم د معناګانو ژباړه - البانیایي ژباړه - د رواد الترجمة د مرکز لخوا- کار پرې روان دی * - د ژباړو فهرست (لړلیک)


د معناګانو ژباړه سورت: حج   آیت:
ٱلۡمُلۡكُ يَوۡمَئِذٖ لِّلَّهِ يَحۡكُمُ بَيۡنَهُمۡۚ فَٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّٰلِحَٰتِ فِي جَنَّٰتِ ٱلنَّعِيمِ
Sundimi atë Ditë i takon Allahut. Ai do të gjykojë mes tyre. Ata që besuan dhe bënë vepra të mira do të jenë në kopshtet e lumturisë.
عربي تفسیرونه:
وَٱلَّذِينَ كَفَرُواْ وَكَذَّبُواْ بِـَٔايَٰتِنَا فَأُوْلَٰٓئِكَ لَهُمۡ عَذَابٞ مُّهِينٞ
Ndërkaq, ata që mohuan dhe përgënjeshtruan ajetet Tona, do të kenë dënim poshtërues.
عربي تفسیرونه:
وَٱلَّذِينَ هَاجَرُواْ فِي سَبِيلِ ٱللَّهِ ثُمَّ قُتِلُوٓاْ أَوۡ مَاتُواْ لَيَرۡزُقَنَّهُمُ ٱللَّهُ رِزۡقًا حَسَنٗاۚ وَإِنَّ ٱللَّهَ لَهُوَ خَيۡرُ ٱلرَّٰزِقِينَ
Ata që mërgojnë për hir të Allahut dhe vriten ose vdesin, Allahu, me siguri, do t'i begatojë me shpërblim të mirë, se vërtet Allahu është Furnizuesi më i mirë.
عربي تفسیرونه:
لَيُدۡخِلَنَّهُم مُّدۡخَلٗا يَرۡضَوۡنَهُۥۚ وَإِنَّ ٱللَّهَ لَعَلِيمٌ حَلِيمٞ
Pa dyshim, Ai do t'i fusë ata në një vend, ku do të jenë të kënaqur. Me të vërtetë, Allahu është i Gjithëdijshëm dhe i Butë.
عربي تفسیرونه:
۞ ذَٰلِكَۖ وَمَنۡ عَاقَبَ بِمِثۡلِ مَا عُوقِبَ بِهِۦ ثُمَّ بُغِيَ عَلَيۡهِ لَيَنصُرَنَّهُ ٱللَّهُۚ إِنَّ ٱللَّهَ لَعَفُوٌّ غَفُورٞ
Kështu është. Kushdo që merr hak aq sa është ndëshkuar, pastaj i bëhet përsëri padrejtësi, Allahu, me siguri, do t'i ndihmojë atij. Vërtet, Allahu është Shlyes i gjynaheve e Falës i Madh.
عربي تفسیرونه:
ذَٰلِكَ بِأَنَّ ٱللَّهَ يُولِجُ ٱلَّيۡلَ فِي ٱلنَّهَارِ وَيُولِجُ ٱلنَّهَارَ فِي ٱلَّيۡلِ وَأَنَّ ٱللَّهَ سَمِيعُۢ بَصِيرٞ
Kjo, se Allahu është Ai që fut natën në ditë dhe fut ditën në natë dhe se Allahu dëgjon e sheh çdo gjë.
عربي تفسیرونه:
ذَٰلِكَ بِأَنَّ ٱللَّهَ هُوَ ٱلۡحَقُّ وَأَنَّ مَا يَدۡعُونَ مِن دُونِهِۦ هُوَ ٱلۡبَٰطِلُ وَأَنَّ ٱللَّهَ هُوَ ٱلۡعَلِيُّ ٱلۡكَبِيرُ
Kjo, se Allahu është e Vërteta, ndërsa çdo gjë që adhurojnë përveç Tij është e pavërteta, dhe se Allahu është i Larti, i Madhi.
عربي تفسیرونه:
أَلَمۡ تَرَ أَنَّ ٱللَّهَ أَنزَلَ مِنَ ٱلسَّمَآءِ مَآءٗ فَتُصۡبِحُ ٱلۡأَرۡضُ مُخۡضَرَّةًۚ إِنَّ ٱللَّهَ لَطِيفٌ خَبِيرٞ
A nuk e sheh se Allahu lëshon shi nga qielli e toka gjelbërohet?! Vërtet, Allahu është i Butë e i Gjithëditur.
عربي تفسیرونه:
لَّهُۥ مَا فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَمَا فِي ٱلۡأَرۡضِۚ وَإِنَّ ٱللَّهَ لَهُوَ ٱلۡغَنِيُّ ٱلۡحَمِيدُ
E Tija është gjithçka që gjendet në qiej e në Tokë dhe, me të vërtetë, Allahu është i Panevoji, i Lavdëruari.
عربي تفسیرونه:
 
د معناګانو ژباړه سورت: حج
د سورتونو فهرست (لړلیک) د مخ نمبر
 
د قرآن کریم د معناګانو ژباړه - البانیایي ژباړه - د رواد الترجمة د مرکز لخوا- کار پرې روان دی - د ژباړو فهرست (لړلیک)

دا ژباړه د مرکز رواد الترجمة ټیم لخوا د ربوہ د تبلیغ ټولنې او د اسلامي منځپانګې د خدماتو ټولنې په همکارۍ شوې.

بندول