Check out the new design

د قرآن کریم د معناګانو ژباړه - البانیایي ژباړه - د رواد الترجمة د مرکز لخوا- کار پرې روان دی * - د ژباړو فهرست (لړلیک)


د معناګانو ژباړه سورت: حج   آیت:
يَٰٓأَيُّهَا ٱلنَّاسُ ضُرِبَ مَثَلٞ فَٱسۡتَمِعُواْ لَهُۥٓۚ إِنَّ ٱلَّذِينَ تَدۡعُونَ مِن دُونِ ٱللَّهِ لَن يَخۡلُقُواْ ذُبَابٗا وَلَوِ ٱجۡتَمَعُواْ لَهُۥۖ وَإِن يَسۡلُبۡهُمُ ٱلذُّبَابُ شَيۡـٔٗا لَّا يَسۡتَنقِذُوهُ مِنۡهُۚ ضَعُفَ ٱلطَّالِبُ وَٱلۡمَطۡلُوبُ
O njerëz! Është sjellë një shembull, andaj dëgjojeni me vëmendje: ata që ju i adhuroni në vend të Allahut nuk mund të krijojnë as një mizë, edhe sikur të mblidheshin të gjithë për këtë. E, nëse miza u rrëmben atyre diçka, ata nuk mund ta marrin atë prej saj. I dobët është edhe lutësi, edhe i luturi.
عربي تفسیرونه:
مَا قَدَرُواْ ٱللَّهَ حَقَّ قَدۡرِهِۦٓۚ إِنَّ ٱللَّهَ لَقَوِيٌّ عَزِيزٌ
Ata nuk e madhëruan Allahun ashtu siç e meriton. Me të vërtetë, Allahu është i Fortë e i Gjithëfuqishëm.
عربي تفسیرونه:
ٱللَّهُ يَصۡطَفِي مِنَ ٱلۡمَلَٰٓئِكَةِ رُسُلٗا وَمِنَ ٱلنَّاسِۚ إِنَّ ٱللَّهَ سَمِيعُۢ بَصِيرٞ
Allahu zgjedh të dërguar nga melekët dhe nga njerëzit. Vërtet, Allahu dëgjon dhe sheh çdo gjë.
عربي تفسیرونه:
يَعۡلَمُ مَا بَيۡنَ أَيۡدِيهِمۡ وَمَا خَلۡفَهُمۡۚ وَإِلَى ٱللَّهِ تُرۡجَعُ ٱلۡأُمُورُ
Ai e di ç'do të ndodhë në të ardhmen e ç'ka ndodhur në të kaluarën dhe tek Allahu kthehen të gjitha çështjet.
عربي تفسیرونه:
يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ ٱرۡكَعُواْ وَٱسۡجُدُواْۤ وَٱعۡبُدُواْ رَبَّكُمۡ وَٱفۡعَلُواْ ٱلۡخَيۡرَ لَعَلَّكُمۡ تُفۡلِحُونَ۩
O ju që besoni, bjerni në ruku e sexhde dhe adhuroni Zotin tuaj e bëni vepra të mira, që të shpëtoni!
عربي تفسیرونه:
وَجَٰهِدُواْ فِي ٱللَّهِ حَقَّ جِهَادِهِۦۚ هُوَ ٱجۡتَبَىٰكُمۡ وَمَا جَعَلَ عَلَيۡكُمۡ فِي ٱلدِّينِ مِنۡ حَرَجٖۚ مِّلَّةَ أَبِيكُمۡ إِبۡرَٰهِيمَۚ هُوَ سَمَّىٰكُمُ ٱلۡمُسۡلِمِينَ مِن قَبۡلُ وَفِي هَٰذَا لِيَكُونَ ٱلرَّسُولُ شَهِيدًا عَلَيۡكُمۡ وَتَكُونُواْ شُهَدَآءَ عَلَى ٱلنَّاسِۚ فَأَقِيمُواْ ٱلصَّلَوٰةَ وَءَاتُواْ ٱلزَّكَوٰةَ وَٱعۡتَصِمُواْ بِٱللَّهِ هُوَ مَوۡلَىٰكُمۡۖ فَنِعۡمَ ٱلۡمَوۡلَىٰ وَنِعۡمَ ٱلنَّصِيرُ
Dhe luftoni në rrugën e Allahut ashtu si duhet luftuar! Ai ju ka zgjedhur ju dhe nuk ju ka vënë ndonjë vështirësi në fe - besimin e babait tuaj, Ibrahimit. Ai ju quajti muslimanë më parë, e edhe në këtë (Kuran), në mënyrë që i Dërguari të jetë dëshmitar mbi ju dhe ju të jeni dëshmitarë mbi njerëzimin. Prandaj, faleni namazin, jepeni zekatin dhe mbështetuni në Allahun, se Ai është Mbrojtësi juaj! Sa Mbrojtës dhe Ndihmës i shkëlqyer që është Ai!
عربي تفسیرونه:
 
د معناګانو ژباړه سورت: حج
د سورتونو فهرست (لړلیک) د مخ نمبر
 
د قرآن کریم د معناګانو ژباړه - البانیایي ژباړه - د رواد الترجمة د مرکز لخوا- کار پرې روان دی - د ژباړو فهرست (لړلیک)

دا ژباړه د مرکز رواد الترجمة ټیم لخوا د ربوہ د تبلیغ ټولنې او د اسلامي منځپانګې د خدماتو ټولنې په همکارۍ شوې.

بندول