Check out the new design

ការបកប្រែអត្ថន័យនៃគម្ពីរគួរអាន - ការបកប្រែជាភាសាអាល់ហ្ពានី - មជ្ឈមណ្ឌលបកប្រែរ៉ូវ៉ាទ - កំពុងដំណើរការលើវា * - មាតិកានៃការបកប្រែ


ការបកប្រែអត្ថន័យ ជំពូក​: អាល់ហ្ពាក៏រ៉ោះ   វាក្យខណ្ឌ:
ٱلَّذِينَ يَأۡكُلُونَ ٱلرِّبَوٰاْ لَا يَقُومُونَ إِلَّا كَمَا يَقُومُ ٱلَّذِي يَتَخَبَّطُهُ ٱلشَّيۡطَٰنُ مِنَ ٱلۡمَسِّۚ ذَٰلِكَ بِأَنَّهُمۡ قَالُوٓاْ إِنَّمَا ٱلۡبَيۡعُ مِثۡلُ ٱلرِّبَوٰاْۗ وَأَحَلَّ ٱللَّهُ ٱلۡبَيۡعَ وَحَرَّمَ ٱلرِّبَوٰاْۚ فَمَن جَآءَهُۥ مَوۡعِظَةٞ مِّن رَّبِّهِۦ فَٱنتَهَىٰ فَلَهُۥ مَا سَلَفَ وَأَمۡرُهُۥٓ إِلَى ٱللَّهِۖ وَمَنۡ عَادَ فَأُوْلَٰٓئِكَ أَصۡحَٰبُ ٱلنَّارِۖ هُمۡ فِيهَا خَٰلِدُونَ
Ata që e hanë kamatën, nuk ringjallen ndryshe pos si ai që është çmendur nga prekja e shejtanit. Kjo, se ata thonë se tregtia është njëlloj si kamata! Mirëpo, Allahu e ka lejuar tregtinë, porse e ka ndaluar kamatën. Atij që i vjen këshilla nga Zoti i vet dhe heq dorë (nga kamata), i takon ajo që ka kaluar, ndërsa çështja e tij është tek Allahu. Ndërkaq, ata që i kthehen (marrjes së kamatës), do të jenë banorë të Zjarrit, ku do të qëndrojnë përgjithmonë.
ការបកស្រាយជាភាសា​អារ៉ាប់:
يَمۡحَقُ ٱللَّهُ ٱلرِّبَوٰاْ وَيُرۡبِي ٱلصَّدَقَٰتِۗ وَٱللَّهُ لَا يُحِبُّ كُلَّ كَفَّارٍ أَثِيمٍ
Allahu zhduk kamatën (dhe përfitimet prej saj), kurse e rrit lëmoshën (duke shtuar bereqetin dhe shpërblimet e saj). Allahu nuk e do asnjë mohues gjynahqar.
ការបកស្រាយជាភាសា​អារ៉ាប់:
إِنَّ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّٰلِحَٰتِ وَأَقَامُواْ ٱلصَّلَوٰةَ وَءَاتَوُاْ ٱلزَّكَوٰةَ لَهُمۡ أَجۡرُهُمۡ عِندَ رَبِّهِمۡ وَلَا خَوۡفٌ عَلَيۡهِمۡ وَلَا هُمۡ يَحۡزَنُونَ
Sigurisht, ata që besojnë, bëjnë vepra të mira, e falin namazin dhe e japin zekatin, e kanë shpërblimin te Zoti i tyre. Për ta nuk do të ketë frikë e as që do të brengosen.
ការបកស្រាយជាភាសា​អារ៉ាប់:
يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ ٱتَّقُواْ ٱللَّهَ وَذَرُواْ مَا بَقِيَ مِنَ ٱلرِّبَوٰٓاْ إِن كُنتُم مُّؤۡمِنِينَ
O ju që keni besuar! Frikësojuni Allahut dhe hiqni dorë nga pjesa e mbetur e kamatës, nëse njëmend jeni besimtarë.
ការបកស្រាយជាភាសា​អារ៉ាប់:
فَإِن لَّمۡ تَفۡعَلُواْ فَأۡذَنُواْ بِحَرۡبٖ مِّنَ ٱللَّهِ وَرَسُولِهِۦۖ وَإِن تُبۡتُمۡ فَلَكُمۡ رُءُوسُ أَمۡوَٰلِكُمۡ لَا تَظۡلِمُونَ وَلَا تُظۡلَمُونَ
Nëse nuk e bëni këtë, atëherë merrni njoftimin për luftë nga Allahu dhe i Dërguari i Tij. E, nëse pendoheni, atëherë juve ju takon vlera e pasurisë suaj, në mënyrë që të mos bëni padrejtësi dhe të mos ju bëhet e padrejtë.
ការបកស្រាយជាភាសា​អារ៉ាប់:
وَإِن كَانَ ذُو عُسۡرَةٖ فَنَظِرَةٌ إِلَىٰ مَيۡسَرَةٖۚ وَأَن تَصَدَّقُواْ خَيۡرٞ لَّكُمۡ إِن كُنتُمۡ تَعۡلَمُونَ
E, nëse ndokush është ngushtë, atëherë priteni derisa t'i lehtësohet gjendja. Mirëpo, në qoftë se ia falni (borxhin), është më mirë për ju, sikur ta dinit.
ការបកស្រាយជាភាសា​អារ៉ាប់:
وَٱتَّقُواْ يَوۡمٗا تُرۡجَعُونَ فِيهِ إِلَى ٱللَّهِۖ ثُمَّ تُوَفَّىٰ كُلُّ نَفۡسٖ مَّا كَسَبَتۡ وَهُمۡ لَا يُظۡلَمُونَ
Frikësojuni Ditës kur do të ktheheni tek Allahu, kur çdokush do të marrë të plotë atë që ka fituar dhe askujt nuk do t'i bëhet padrejtësi.
ការបកស្រាយជាភាសា​អារ៉ាប់:
 
ការបកប្រែអត្ថន័យ ជំពូក​: អាល់ហ្ពាក៏រ៉ោះ
មាតិកានៃជំពូក លេខ​ទំព័រ
 
ការបកប្រែអត្ថន័យនៃគម្ពីរគួរអាន - ការបកប្រែជាភាសាអាល់ហ្ពានី - មជ្ឈមណ្ឌលបកប្រែរ៉ូវ៉ាទ - កំពុងដំណើរការលើវា - មាតិកានៃការបកប្រែ

បកប្រែដោយក្រុមមជ្ឈមណ្ឌលរ៉ូវ៉ាតនៃការបកប្រែ ដោយសហការជាមួយសមាគមអំពាវនាវនៅរ៉ាប់វ៉ា និងសមាគមបម្រើមាតិកាអ៊ីស្លាមជាភាសាផ្សេងៗ។

បិទ