Check out the new design

ការបកប្រែអត្ថន័យនៃគម្ពីរគួរអាន - ការបកប្រែជាភាសាអាល់ហ្ពានី - មជ្ឈមណ្ឌលបកប្រែរ៉ូវ៉ាទ - កំពុងដំណើរការលើវា * - មាតិកានៃការបកប្រែ


ការបកប្រែអត្ថន័យ ជំពូក​: អាល់ហ្ពាក៏រ៉ោះ   វាក្យខណ្ឌ:
وَلَا تَقُولُواْ لِمَن يُقۡتَلُ فِي سَبِيلِ ٱللَّهِ أَمۡوَٰتُۢۚ بَلۡ أَحۡيَآءٞ وَلَٰكِن لَّا تَشۡعُرُونَ
Dhe, për ata që vriten në rrugën e Allahut mos thoni se janë të vdekur! Jo! Ata janë të gjallë, por ju nuk e ndieni.
ការបកស្រាយជាភាសា​អារ៉ាប់:
وَلَنَبۡلُوَنَّكُم بِشَيۡءٖ مِّنَ ٱلۡخَوۡفِ وَٱلۡجُوعِ وَنَقۡصٖ مِّنَ ٱلۡأَمۡوَٰلِ وَٱلۡأَنفُسِ وَٱلثَّمَرَٰتِۗ وَبَشِّرِ ٱلصَّٰبِرِينَ
Sigurisht, Ne do t'ju sprovojmë me frikë, uri dhe me ndonjë humbje të pasurisë, të jetëve dhe të frutave e të të lashtave. Prandaj, jepua lajmin e mirë të durueshmëve,
ការបកស្រាយជាភាសា​អារ៉ាប់:
ٱلَّذِينَ إِذَآ أَصَٰبَتۡهُم مُّصِيبَةٞ قَالُوٓاْ إِنَّا لِلَّهِ وَإِنَّآ إِلَيۡهِ رَٰجِعُونَ
të cilët, kur i godet ndonjë fatkeqësi, thonë: "Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi."
ការបកស្រាយជាភាសា​អារ៉ាប់:
أُوْلَٰٓئِكَ عَلَيۡهِمۡ صَلَوَٰتٞ مِّن رَّبِّهِمۡ وَرَحۡمَةٞۖ وَأُوْلَٰٓئِكَ هُمُ ٱلۡمُهۡتَدُونَ
Për ta do të jenë bekimet dhe mëshira nga Zoti i tyre dhe ata janë të udhëzuarit.
ការបកស្រាយជាភាសា​អារ៉ាប់:
۞ إِنَّ ٱلصَّفَا وَٱلۡمَرۡوَةَ مِن شَعَآئِرِ ٱللَّهِۖ فَمَنۡ حَجَّ ٱلۡبَيۡتَ أَوِ ٱعۡتَمَرَ فَلَا جُنَاحَ عَلَيۡهِ أَن يَطَّوَّفَ بِهِمَاۚ وَمَن تَطَوَّعَ خَيۡرٗا فَإِنَّ ٱللَّهَ شَاكِرٌ عَلِيمٌ
Kodrinat Safa dhe Merva janë shenja të Allahut. Prandaj, ai që mësyn Qabenë për haxhillëk ose umre, nuk bën gjynah nëse ecën mes tyre. Kushdo që bën mirë vullnetarisht, le ta dijë se Allahu është Falënderues e i Gjithëdijshëm.
ការបកស្រាយជាភាសា​អារ៉ាប់:
إِنَّ ٱلَّذِينَ يَكۡتُمُونَ مَآ أَنزَلۡنَا مِنَ ٱلۡبَيِّنَٰتِ وَٱلۡهُدَىٰ مِنۢ بَعۡدِ مَا بَيَّنَّٰهُ لِلنَّاسِ فِي ٱلۡكِتَٰبِ أُوْلَٰٓئِكَ يَلۡعَنُهُمُ ٱللَّهُ وَيَلۡعَنُهُمُ ٱللَّٰعِنُونَ
Me të vërtetë, ata që fshehin atë që shpallëm nga dëshmitë dhe udhëzimet e qarta, pasi ua sqaruam njerëzve në Libër, do të mallkohen nga Allahu dhe do të mallkohen nga ata që mallkojnë.
ការបកស្រាយជាភាសា​អារ៉ាប់:
إِلَّا ٱلَّذِينَ تَابُواْ وَأَصۡلَحُواْ وَبَيَّنُواْ فَأُوْلَٰٓئِكَ أَتُوبُ عَلَيۡهِمۡ وَأَنَا ٱلتَّوَّابُ ٱلرَّحِيمُ
Përveç atyre që pendohen, përmirësohen dhe e bëjnë të qartë (atë që kishin fshehur). Të këtillëve ua pranoj pendimin, ngaqë Unë jam Pranuesi i pendimit, Mëshirëploti.
ការបកស្រាយជាភាសា​អារ៉ាប់:
إِنَّ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ وَمَاتُواْ وَهُمۡ كُفَّارٌ أُوْلَٰٓئِكَ عَلَيۡهِمۡ لَعۡنَةُ ٱللَّهِ وَٱلۡمَلَٰٓئِكَةِ وَٱلنَّاسِ أَجۡمَعِينَ
Me të vërtetë, mbi ata që mohuan dhe vdiqën duke qenë jobesimtarë bie mallkimi i Allahut, i melekëve dhe i mbarë njerëzimit.
ការបកស្រាយជាភាសា​អារ៉ាប់:
خَٰلِدِينَ فِيهَا لَا يُخَفَّفُ عَنۡهُمُ ٱلۡعَذَابُ وَلَا هُمۡ يُنظَرُونَ
Në të do të jenë përgjithmonë, nuk do t'u lehtësohet dënimi e as që do t'u jepet afat.
ការបកស្រាយជាភាសា​អារ៉ាប់:
وَإِلَٰهُكُمۡ إِلَٰهٞ وَٰحِدٞۖ لَّآ إِلَٰهَ إِلَّا هُوَ ٱلرَّحۡمَٰنُ ٱلرَّحِيمُ
Zoti juaj është Një dhe i Vetëm. S'ka të adhuruar të vërtetë përveç Tij, Ai është i Gjithëmëshirshmi, Mëshirëploti.
ការបកស្រាយជាភាសា​អារ៉ាប់:
 
ការបកប្រែអត្ថន័យ ជំពូក​: អាល់ហ្ពាក៏រ៉ោះ
មាតិកានៃជំពូក លេខ​ទំព័រ
 
ការបកប្រែអត្ថន័យនៃគម្ពីរគួរអាន - ការបកប្រែជាភាសាអាល់ហ្ពានី - មជ្ឈមណ្ឌលបកប្រែរ៉ូវ៉ាទ - កំពុងដំណើរការលើវា - មាតិកានៃការបកប្រែ

បកប្រែដោយក្រុមមជ្ឈមណ្ឌលរ៉ូវ៉ាតនៃការបកប្រែ ដោយសហការជាមួយសមាគមអំពាវនាវនៅរ៉ាប់វ៉ា និងសមាគមបម្រើមាតិកាអ៊ីស្លាមជាភាសាផ្សេងៗ។

បិទ