Check out the new design

Translation of the Meanings of the Noble Qur'an - Albanian translation - Rowwad Translation Center (in progress) * - Translations’ Index


Translation of the meanings Surah: Fussilat   Ayah:
۞ إِلَيۡهِ يُرَدُّ عِلۡمُ ٱلسَّاعَةِۚ وَمَا تَخۡرُجُ مِن ثَمَرَٰتٖ مِّنۡ أَكۡمَامِهَا وَمَا تَحۡمِلُ مِنۡ أُنثَىٰ وَلَا تَضَعُ إِلَّا بِعِلۡمِهِۦۚ وَيَوۡمَ يُنَادِيهِمۡ أَيۡنَ شُرَكَآءِي قَالُوٓاْ ءَاذَنَّٰكَ مَا مِنَّا مِن شَهِيدٖ
Vetëm Allahu e di çastin e Kiametit. Asnjë frutë nuk del nga lëvozhga e vet dhe asnjë grua nuk mbetet shtatzënë e as lind pa dijeninë e Tij. Ditën kur Ai do t'u thotë atyre: "Ku janë ata që i quanit ortakë të Mi?", ata do të përgjigjen: "Ne pohojmë se askush prej nesh nuk mund të dëshmojë (se Ti ke ortakë)."
Arabic explanations of the Qur’an:
وَضَلَّ عَنۡهُم مَّا كَانُواْ يَدۡعُونَ مِن قَبۡلُۖ وَظَنُّواْ مَا لَهُم مِّن مَّحِيصٖ
Atyre do t'u humbasin ata (zota të rremë) që i adhuronin më parë dhe do të kuptojnë se nuk kanë kurrfarë shpëtimi.
Arabic explanations of the Qur’an:
لَّا يَسۡـَٔمُ ٱلۡإِنسَٰنُ مِن دُعَآءِ ٱلۡخَيۡرِ وَإِن مَّسَّهُ ٱلشَّرُّ فَيَـُٔوسٞ قَنُوطٞ
Njeriu nuk lodhet duke kërkuar të mirën, por, kur e prek e keqja, bëhet krejtësisht i dëshpëruar e i pashpresë.
Arabic explanations of the Qur’an:
وَلَئِنۡ أَذَقۡنَٰهُ رَحۡمَةٗ مِّنَّا مِنۢ بَعۡدِ ضَرَّآءَ مَسَّتۡهُ لَيَقُولَنَّ هَٰذَا لِي وَمَآ أَظُنُّ ٱلسَّاعَةَ قَآئِمَةٗ وَلَئِن رُّجِعۡتُ إِلَىٰ رَبِّيٓ إِنَّ لِي عِندَهُۥ لَلۡحُسۡنَىٰۚ فَلَنُنَبِّئَنَّ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ بِمَا عَمِلُواْ وَلَنُذِيقَنَّهُم مِّنۡ عَذَابٍ غَلِيظٖ
Por, kur ia mundësojmë të shijojë mëshirën Tonë pas fatkeqësisë që e kishte goditur, ai do të thotë: "Kjo është imja (meqë e kam merituar)! Madje, nuk mendoj se do të ndodhë Kiameti. Por, edhe nëse ndodh që të kthehem te Zoti im, patjetër se do të gjej tek Ai shpërblimin më të mirë." Gjithsesi se Ne do t'u tregojmë jobesimtarëve për atë që kanë bërë dhe do t'i bëjmë të shijojnë një dënim të rëndë.
Arabic explanations of the Qur’an:
وَإِذَآ أَنۡعَمۡنَا عَلَى ٱلۡإِنسَٰنِ أَعۡرَضَ وَنَـَٔا بِجَانِبِهِۦ وَإِذَا مَسَّهُ ٱلشَّرُّ فَذُو دُعَآءٍ عَرِيضٖ
Kur i dhurojmë mirësi njeriut, ai largohet dhe kthen shpinën, e, kur e godet e keqja, ai lutet shumë.
Arabic explanations of the Qur’an:
قُلۡ أَرَءَيۡتُمۡ إِن كَانَ مِنۡ عِندِ ٱللَّهِ ثُمَّ كَفَرۡتُم بِهِۦ مَنۡ أَضَلُّ مِمَّنۡ هُوَ فِي شِقَاقِۭ بَعِيدٖ
Thuaj: "Më thoni! Nëse ky (Kuran) është vërtet prej Allahut, ndërsa ju e mohoni, atëherë kush është më i humbur se ai që është në kundërshtim të thellë (me të)?!"
Arabic explanations of the Qur’an:
سَنُرِيهِمۡ ءَايَٰتِنَا فِي ٱلۡأٓفَاقِ وَفِيٓ أَنفُسِهِمۡ حَتَّىٰ يَتَبَيَّنَ لَهُمۡ أَنَّهُ ٱلۡحَقُّۗ أَوَلَمۡ يَكۡفِ بِرَبِّكَ أَنَّهُۥ عَلَىٰ كُلِّ شَيۡءٖ شَهِيدٌ
Ne do t'ua tregojmë atyre shenjat Tona në horizonte dhe në veten e tyre, derisa t'u bëhet e qartë se ai (Kurani) është e vërteta. A nuk mjafton që Zoti yt është Dëshmitar për çdo gjë?
Arabic explanations of the Qur’an:
أَلَآ إِنَّهُمۡ فِي مِرۡيَةٖ مِّن لِّقَآءِ رَبِّهِمۡۗ أَلَآ إِنَّهُۥ بِكُلِّ شَيۡءٖ مُّحِيطُۢ
Vini re! Ata janë në mëdyshje për takimin me Zotin e tyre. Me të vërtetë, Ai përfshin çdo gjë (me dijen dhe fuqinë e Tij).
Arabic explanations of the Qur’an:
 
Translation of the meanings Surah: Fussilat
Surahs’ Index Page Number
 
Translation of the Meanings of the Noble Qur'an - Albanian translation - Rowwad Translation Center (in progress) - Translations’ Index

translated by Rowwad Translation Center, in cooperation with the Islamic Propagation Office in Rabwah and the Association for Serving Islamic Content in Languages.

close