Check out the new design

আল-কোৰআনুল কাৰীমৰ অৰ্থানুবাদ - আল-বানিয়ান অনুবাদ- মৰ্কজ ৰুৱাদুত তাৰ্জামাহ- (কাম চলি আছে) * - অনুবাদসমূহৰ সূচীপত্ৰ


অৰ্থানুবাদ ছুৰা: আল-আম্বীয়া   আয়াত:
وَإِذَا رَءَاكَ ٱلَّذِينَ كَفَرُوٓاْ إِن يَتَّخِذُونَكَ إِلَّا هُزُوًا أَهَٰذَا ٱلَّذِي يَذۡكُرُ ءَالِهَتَكُمۡ وَهُم بِذِكۡرِ ٱلرَّحۡمَٰنِ هُمۡ كَٰفِرُونَ
Kur të shohin jobesimtarët, të marrin vetëm për tallje, duke thënë: "Ky është ai që flet keq për zotat tuaj?" Ndërkohë, ata e mohojnë këshillën e të Gjithëmëshirshmit.
আৰবী তাফছীৰসমূহ:
خُلِقَ ٱلۡإِنسَٰنُ مِنۡ عَجَلٖۚ سَأُوْرِيكُمۡ ءَايَٰتِي فَلَا تَسۡتَعۡجِلُونِ
Njeriu është krijuar i nxituar. Unë do t'jua tregoj shenjat e Mia, prandaj mos kërkoni përshpejtimin e tyre!
আৰবী তাফছীৰসমূহ:
وَيَقُولُونَ مَتَىٰ هَٰذَا ٱلۡوَعۡدُ إِن كُنتُمۡ صَٰدِقِينَ
Ata thonë: "Kur do të jetësohet ky premtim, nëse jeni duke thënë të vërtetën?"
আৰবী তাফছীৰসমূহ:
لَوۡ يَعۡلَمُ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ حِينَ لَا يَكُفُّونَ عَن وُجُوهِهِمُ ٱلنَّارَ وَلَا عَن ظُهُورِهِمۡ وَلَا هُمۡ يُنصَرُونَ
Ah, sikur jobesimtarët ta dinin kohën kur nuk do të mund ta shmangin zjarrin nga fytyrat e shpinat e tyre dhe nuk do të ndihmohen!
আৰবী তাফছীৰসমূহ:
بَلۡ تَأۡتِيهِم بَغۡتَةٗ فَتَبۡهَتُهُمۡ فَلَا يَسۡتَطِيعُونَ رَدَّهَا وَلَا هُمۡ يُنظَرُونَ
Në të vërtetë, (Kiameti) do t'u vijë papritur dhe do t'i hutojë, as do të mund ta shmangin atë e as do t'u jepet afat (për t'u penduar).
আৰবী তাফছীৰসমূহ:
وَلَقَدِ ٱسۡتُهۡزِئَ بِرُسُلٖ مِّن قَبۡلِكَ فَحَاقَ بِٱلَّذِينَ سَخِرُواْ مِنۡهُم مَّا كَانُواْ بِهِۦ يَسۡتَهۡزِءُونَ
Në të vërtetë, edhe të dërguar para teje u përqeshën, por ata që përqeshnin i përfshiu dënimi i asaj me të cilën talleshin.
আৰবী তাফছীৰসমূহ:
قُلۡ مَن يَكۡلَؤُكُم بِٱلَّيۡلِ وَٱلنَّهَارِ مِنَ ٱلرَّحۡمَٰنِۚ بَلۡ هُمۡ عَن ذِكۡرِ رَبِّهِم مُّعۡرِضُونَ
Thuaj: "Kush mund t'ju mbrojë natën dhe ditën nga dënimi i të Gjithëmëshirshmit?" Megjithatë, ata largohen nga këshilla e Zotit të tyre.
আৰবী তাফছীৰসমূহ:
أَمۡ لَهُمۡ ءَالِهَةٞ تَمۡنَعُهُم مِّن دُونِنَاۚ لَا يَسۡتَطِيعُونَ نَصۡرَ أَنفُسِهِمۡ وَلَا هُم مِّنَّا يُصۡحَبُونَ
A mos kanë zota që mund t'i mbrojnë prej Nesh? Ata nuk mund ta ndihmojnë as vetveten e as mund të shpëtojnë nga Ne.
আৰবী তাফছীৰসমূহ:
بَلۡ مَتَّعۡنَا هَٰٓؤُلَآءِ وَءَابَآءَهُمۡ حَتَّىٰ طَالَ عَلَيۡهِمُ ٱلۡعُمُرُۗ أَفَلَا يَرَوۡنَ أَنَّا نَأۡتِي ٱلۡأَرۡضَ نَنقُصُهَا مِنۡ أَطۡرَافِهَآۚ أَفَهُمُ ٱلۡغَٰلِبُونَ
Ne u dhamë atyre dhe paraardhësve të tyre kënaqësi e jetë të gjatë. A nuk e shohin ata se Ne ua pakësojmë tokën nga anët e saj?[1] Atëherë, a mos vallë, ata do të jenë fitues?!
[1] Domethënë, e ngushtojmë tokën e kufrit duke përhapur Islamin.
আৰবী তাফছীৰসমূহ:
 
অৰ্থানুবাদ ছুৰা: আল-আম্বীয়া
ছুৰাৰ তালিকা পৃষ্ঠা নং
 
আল-কোৰআনুল কাৰীমৰ অৰ্থানুবাদ - আল-বানিয়ান অনুবাদ- মৰ্কজ ৰুৱাদুত তাৰ্জামাহ- (কাম চলি আছে) - অনুবাদসমূহৰ সূচীপত্ৰ

অনুবাদ কৰিছে جمعية الدعوة بالربوة আৰু جمعية خدمة المحتوى الإسلامي باللغاتৰ সহযোগত মৰ্কজ ৰুৱাদুত তাৰ্জামাৰ অনুবাদক গোষ্ঠীয়ে।

বন্ধ