Check out the new design

আল-কোৰআনুল কাৰীমৰ অৰ্থানুবাদ - আল-বানিয়ান অনুবাদ- মৰ্কজ ৰুৱাদুত তাৰ্জামাহ- (কাম চলি আছে) * - অনুবাদসমূহৰ সূচীপত্ৰ


অৰ্থানুবাদ ছুৰা: হূদ   আয়াত:
قَالَ يَٰقَوۡمِ أَرَءَيۡتُمۡ إِن كُنتُ عَلَىٰ بَيِّنَةٖ مِّن رَّبِّي وَءَاتَىٰنِي مِنۡهُ رَحۡمَةٗ فَمَن يَنصُرُنِي مِنَ ٱللَّهِ إِنۡ عَصَيۡتُهُۥۖ فَمَا تَزِيدُونَنِي غَيۡرَ تَخۡسِيرٖ
Ai tha: "O populli im! Më thoni, nëse unë po mbështetem në prova të qarta nga Zoti im dhe Ai më ka dhënë mëshirë (profecinë) nga ana e Tij, kush do të më ndihmojë kundrejt Allahut, në qoftë se e kundërshtoj Atë? Ju do të më shtonit vetëm humbjen.
আৰবী তাফছীৰসমূহ:
وَيَٰقَوۡمِ هَٰذِهِۦ نَاقَةُ ٱللَّهِ لَكُمۡ ءَايَةٗۖ فَذَرُوهَا تَأۡكُلۡ فِيٓ أَرۡضِ ٱللَّهِۖ وَلَا تَمَسُّوهَا بِسُوٓءٖ فَيَأۡخُذَكُمۡ عَذَابٞ قَرِيبٞ
O populli im! Kjo është deveja e Allahut, si shenjë për ju. Pra, lëreni atë të kullosë në tokën e Allahut dhe mos i bëni ndonjë të keqe, se ju kap një dënim i menjëhershëm.
আৰবী তাফছীৰসমূহ:
فَعَقَرُوهَا فَقَالَ تَمَتَّعُواْ فِي دَارِكُمۡ ثَلَٰثَةَ أَيَّامٖۖ ذَٰلِكَ وَعۡدٌ غَيۡرُ مَكۡذُوبٖ
Por, ata e therën atë e ai u tha: "Kënaquni në shtëpitë tuaja tri ditë! Ky është një premtim i vërtetë."
আৰবী তাফছীৰসমূহ:
فَلَمَّا جَآءَ أَمۡرُنَا نَجَّيۡنَا صَٰلِحٗا وَٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ مَعَهُۥ بِرَحۡمَةٖ مِّنَّا وَمِنۡ خِزۡيِ يَوۡمِئِذٍۚ إِنَّ رَبَّكَ هُوَ ٱلۡقَوِيُّ ٱلۡعَزِيزُ
Kur erdhi urdhri Ynë, me mëshirën Tonë i shpëtuam nga poshtërimi i asaj dite Salihun dhe ata që besuan me të. Pa dyshim që Zoti yt është i Forti e i Gjithëfuqishmi.
আৰবী তাফছীৰসমূহ:
وَأَخَذَ ٱلَّذِينَ ظَلَمُواْ ٱلصَّيۡحَةُ فَأَصۡبَحُواْ فِي دِيَٰرِهِمۡ جَٰثِمِينَ
Ndërkaq, ata që bënë zullum i zuri gjëmimi i tmerrshëm dhe u gdhinë përmbys të pajetë në shtëpitë e tyre,
আৰবী তাফছীৰসমূহ:
كَأَن لَّمۡ يَغۡنَوۡاْ فِيهَآۗ أَلَآ إِنَّ ثَمُودَاْ كَفَرُواْ رَبَّهُمۡۗ أَلَا بُعۡدٗا لِّثَمُودَ
sikurse të mos kishin jetuar aty ndonjëherë. Vini re! Themudët e mohuan Zotin e tyre. Vini re! Larguar (nga mëshira e Allahut) qofshin themudët!
আৰবী তাফছীৰসমূহ:
وَلَقَدۡ جَآءَتۡ رُسُلُنَآ إِبۡرَٰهِيمَ بِٱلۡبُشۡرَىٰ قَالُواْ سَلَٰمٗاۖ قَالَ سَلَٰمٞۖ فَمَا لَبِثَ أَن جَآءَ بِعِجۡلٍ حَنِيذٖ
Të dërguarit Tanë (melekët) i sollën Ibrahimit myzhden e i thanë: "Selam (paqe)!" Ai ua ktheu: "Selam!" dhe pa u vonuar u solli një viç të pjekur.
আৰবী তাফছীৰসমূহ:
فَلَمَّا رَءَآ أَيۡدِيَهُمۡ لَا تَصِلُ إِلَيۡهِ نَكِرَهُمۡ وَأَوۡجَسَ مِنۡهُمۡ خِيفَةٗۚ قَالُواْ لَا تَخَفۡ إِنَّآ أُرۡسِلۡنَآ إِلَىٰ قَوۡمِ لُوطٖ
Por, kur pa se duart e tyre nuk po e preknin mishin, nuk i pëlqeu dhe ndjeu frikë nga ata. Ata i thanë: "Mos ki frikë, se ne jemi dërguar te populli i Lutit!"
আৰবী তাফছীৰসমূহ:
وَٱمۡرَأَتُهُۥ قَآئِمَةٞ فَضَحِكَتۡ فَبَشَّرۡنَٰهَا بِإِسۡحَٰقَ وَمِن وَرَآءِ إِسۡحَٰقَ يَعۡقُوبَ
Ndërkohë, gruaja e tij që ishte në këmbë qeshi, meqë i dhamë myzhde për Ishakun e pas Ishakut për Jakubin.
আৰবী তাফছীৰসমূহ:
 
অৰ্থানুবাদ ছুৰা: হূদ
ছুৰাৰ তালিকা পৃষ্ঠা নং
 
আল-কোৰআনুল কাৰীমৰ অৰ্থানুবাদ - আল-বানিয়ান অনুবাদ- মৰ্কজ ৰুৱাদুত তাৰ্জামাহ- (কাম চলি আছে) - অনুবাদসমূহৰ সূচীপত্ৰ

অনুবাদ কৰিছে جمعية الدعوة بالربوة আৰু جمعية خدمة المحتوى الإسلامي باللغاتৰ সহযোগত মৰ্কজ ৰুৱাদুত তাৰ্জামাৰ অনুবাদক গোষ্ঠীয়ে।

বন্ধ