Check out the new design

قۇرئان كەرىم مەنىلىرىنىڭ تەرجىمىسى - قۇرئان كەرىمنىڭ ئالبانچە تەرجىمىسى رۇۋۋاد تەرجىمە مەركىزىنىڭ رىياسەتچىلىكىدە داۋاملىشىۋاتىدۇ * - تەرجىمىلەر مۇندەرىجىسى


مەنالار تەرجىمىسى سۈرە: تاھا   ئايەت:
قَالُواْ يَٰمُوسَىٰٓ إِمَّآ أَن تُلۡقِيَ وَإِمَّآ أَن نَّكُونَ أَوَّلَ مَنۡ أَلۡقَىٰ
Ata thanë: "O Musa, a do të hedhësh ti apo të hedhim ne të parët?"
ئەرەپچە تەپسىرلەر:
قَالَ بَلۡ أَلۡقُواْۖ فَإِذَا حِبَالُهُمۡ وَعِصِيُّهُمۡ يُخَيَّلُ إِلَيۡهِ مِن سِحۡرِهِمۡ أَنَّهَا تَسۡعَىٰ
Ai tha: "Jo, hidhni ju të parët!" Dhe ja, litarët dhe shkopinjtë e tyre, për shkak të magjisë së tyre, i dukeshin atij sikur lëviznin me shpejtësi.
ئەرەپچە تەپسىرلەر:
فَأَوۡجَسَ فِي نَفۡسِهِۦ خِيفَةٗ مُّوسَىٰ
Atëherë, Musai ndjeu frikë në vete.
ئەرەپچە تەپسىرلەر:
قُلۡنَا لَا تَخَفۡ إِنَّكَ أَنتَ ٱلۡأَعۡلَىٰ
Ne i thamë: "Mos ki frikë, se vërtet ti do të jesh ngadhënjyes!
ئەرەپچە تەپسىرلەر:
وَأَلۡقِ مَا فِي يَمِينِكَ تَلۡقَفۡ مَا صَنَعُوٓاْۖ إِنَّمَا صَنَعُواْ كَيۡدُ سَٰحِرٖۖ وَلَا يُفۡلِحُ ٱلسَّاحِرُ حَيۡثُ أَتَىٰ
Hidhe atë që ke në dorën e djathtë, që të gëlltisë ato që kanë trilluar. Në të vërtetë ajo që kanë bërë ata është vetëm mashtrim magjistarësh, por magjistari nuk do të ketë sukses, kudo që të jetë."
ئەرەپچە تەپسىرلەر:
فَأُلۡقِيَ ٱلسَّحَرَةُ سُجَّدٗا قَالُوٓاْ ءَامَنَّا بِرَبِّ هَٰرُونَ وَمُوسَىٰ
Atëherë, magjistarët ranë në sexhde e thanë: "Ne besojmë në Zotin e Harunit dhe Musait!"
ئەرەپچە تەپسىرلەر:
قَالَ ءَامَنتُمۡ لَهُۥ قَبۡلَ أَنۡ ءَاذَنَ لَكُمۡۖ إِنَّهُۥ لَكَبِيرُكُمُ ٱلَّذِي عَلَّمَكُمُ ٱلسِّحۡرَۖ فَلَأُقَطِّعَنَّ أَيۡدِيَكُمۡ وَأَرۡجُلَكُم مِّنۡ خِلَٰفٖ وَلَأُصَلِّبَنَّكُمۡ فِي جُذُوعِ ٱلنَّخۡلِ وَلَتَعۡلَمُنَّ أَيُّنَآ أَشَدُّ عَذَابٗا وَأَبۡقَىٰ
Ai (Faraoni) tha: "Si guxoni ta besoni atë pa lejen time?! Në të vërtetë, ai është mjeshtri juaj që jua ka mësuar magjinë! Gjithsesi, unë do t'jua pres duart dhe këmbët këmbyerazi dhe do t'ju kryqëzoj në trungjet e palmave. Atëherë do ta kuptoni me siguri se dënimi i kujt është më i rëndë e më i përhershëm!"
ئەرەپچە تەپسىرلەر:
قَالُواْ لَن نُّؤۡثِرَكَ عَلَىٰ مَا جَآءَنَا مِنَ ٱلۡبَيِّنَٰتِ وَٱلَّذِي فَطَرَنَاۖ فَٱقۡضِ مَآ أَنتَ قَاضٍۖ إِنَّمَا تَقۡضِي هَٰذِهِ ٱلۡحَيَوٰةَ ٱلدُّنۡيَآ
Ata thanë: "Ne kurrë nuk do të të japim përparësi ty ndaj provave të qarta që na kanë ardhur dhe ndaj Atij që na ka krijuar, kështu që vendos çfarë të duash. Ti mund të marrësh vendim vetëm në jetën e kësaj bote.
ئەرەپچە تەپسىرلەر:
إِنَّآ ءَامَنَّا بِرَبِّنَا لِيَغۡفِرَ لَنَا خَطَٰيَٰنَا وَمَآ أَكۡرَهۡتَنَا عَلَيۡهِ مِنَ ٱلسِّحۡرِۗ وَٱللَّهُ خَيۡرٞ وَأَبۡقَىٰٓ
Ne, pa dyshim, besojmë në Zotin tonë, që Ai të na i falë gabimet tona dhe magjinë që na e ke detyruar. Allahu është më i miri (në shpërblim) dhe më i përhershmi (në ndëshkim)."
ئەرەپچە تەپسىرلەر:
إِنَّهُۥ مَن يَأۡتِ رَبَّهُۥ مُجۡرِمٗا فَإِنَّ لَهُۥ جَهَنَّمَ لَا يَمُوتُ فِيهَا وَلَا يَحۡيَىٰ
Sigurisht, atë që vjen te Zoti i tij si keqbërës, e pret Xhehenemi, ku as do të vdesë e as do të jetojë.
ئەرەپچە تەپسىرلەر:
وَمَن يَأۡتِهِۦ مُؤۡمِنٗا قَدۡ عَمِلَ ٱلصَّٰلِحَٰتِ فَأُوْلَٰٓئِكَ لَهُمُ ٱلدَّرَجَٰتُ ٱلۡعُلَىٰ
Ndërkaq, kush i vete Atij si besimtar, që ka bërë vepra të mira, të këtillëve u takojnë shkallët më të larta:
ئەرەپچە تەپسىرلەر:
جَنَّٰتُ عَدۡنٖ تَجۡرِي مِن تَحۡتِهَا ٱلۡأَنۡهَٰرُ خَٰلِدِينَ فِيهَاۚ وَذَٰلِكَ جَزَآءُ مَن تَزَكَّىٰ
Xhenetet e Përjetësisë, nëpër të cilat rrjedhin lumenjtë, ku do të jenë përgjithmonë. Ky pra është shpërblimi i atyre që pastrohen (nga gjynahet).
ئەرەپچە تەپسىرلەر:
 
مەنالار تەرجىمىسى سۈرە: تاھا
سۈرە مۇندەرىجىسى بەت نومۇرى
 
قۇرئان كەرىم مەنىلىرىنىڭ تەرجىمىسى - قۇرئان كەرىمنىڭ ئالبانچە تەرجىمىسى رۇۋۋاد تەرجىمە مەركىزىنىڭ رىياسەتچىلىكىدە داۋاملىشىۋاتىدۇ - تەرجىمىلەر مۇندەرىجىسى

رۇۋاد تەرجىمە مەركىزىدىكى بىر گۇرۇپ ئالىملار رىبۋە دەۋەت جەمئىيىتى ۋە ئىسلامىي مەزمۇنلارنى تەمىنلەش جەمئىيىتى بىلەن ھەمكارلىشىپ تەرجىمە قىلغان.

تاقاش