Check out the new design

د قرآن کریم د معناګانو ژباړه - البانیایي ژباړه - د رواد الترجمة د مرکز لخوا- کار پرې روان دی * - د ژباړو فهرست (لړلیک)


د معناګانو ژباړه سورت: اعراف   آیت:
قَالَ يَٰمُوسَىٰٓ إِنِّي ٱصۡطَفَيۡتُكَ عَلَى ٱلنَّاسِ بِرِسَٰلَٰتِي وَبِكَلَٰمِي فَخُذۡ مَآ ءَاتَيۡتُكَ وَكُن مِّنَ ٱلشَّٰكِرِينَ
Allahu tha: "O Musa, unë të zgjodha ty mbi njerëzit e tjerë me shpalljet e Mia dhe të folurit Tim (të drejtpërdrejtë). Prandaj, merre atë që të kam dhënë dhe ji mirënjohës!"
عربي تفسیرونه:
وَكَتَبۡنَا لَهُۥ فِي ٱلۡأَلۡوَاحِ مِن كُلِّ شَيۡءٖ مَّوۡعِظَةٗ وَتَفۡصِيلٗا لِّكُلِّ شَيۡءٖ فَخُذۡهَا بِقُوَّةٖ وَأۡمُرۡ قَوۡمَكَ يَأۡخُذُواْ بِأَحۡسَنِهَاۚ سَأُوْرِيكُمۡ دَارَ ٱلۡفَٰسِقِينَ
Ne i shënuam atij në Pllaka (të Teuratit) këshilla e shpjegime për çdo gjë: "Mbaji fort ato dhe urdhëroje popullin tënd të ndjekin më të mirën e tyre. Unë do t'jua tregoj fundin e të pabindurve.
عربي تفسیرونه:
سَأَصۡرِفُ عَنۡ ءَايَٰتِيَ ٱلَّذِينَ يَتَكَبَّرُونَ فِي ٱلۡأَرۡضِ بِغَيۡرِ ٱلۡحَقِّ وَإِن يَرَوۡاْ كُلَّ ءَايَةٖ لَّا يُؤۡمِنُواْ بِهَا وَإِن يَرَوۡاْ سَبِيلَ ٱلرُّشۡدِ لَا يَتَّخِذُوهُ سَبِيلٗا وَإِن يَرَوۡاْ سَبِيلَ ٱلۡغَيِّ يَتَّخِذُوهُ سَبِيلٗاۚ ذَٰلِكَ بِأَنَّهُمۡ كَذَّبُواْ بِـَٔايَٰتِنَا وَكَانُواْ عَنۡهَا غَٰفِلِينَ
Unë do t'i largoj prej shenjave të Mia ata që sillen me mendjemadhësi në Tokë pa asnjë të drejtë. Edhe sikur të shohin çdo shenjë, nuk do ta besojnë; kur e shohin rrugën e udhëzimit, nuk e ndjekin atë, por, kur e shohin rrugën e gabuar, e marrin atë rrugë. Kjo, për shkak se ata i përgënjeshtruan ajetet Tona dhe ishin të shkujdesur ndaj tyre.
عربي تفسیرونه:
وَٱلَّذِينَ كَذَّبُواْ بِـَٔايَٰتِنَا وَلِقَآءِ ٱلۡأٓخِرَةِ حَبِطَتۡ أَعۡمَٰلُهُمۡۚ هَلۡ يُجۡزَوۡنَ إِلَّا مَا كَانُواْ يَعۡمَلُونَ
Atyre që përgënjeshtrojnë ajetet Tona dhe takimin e botës tjetër, do t'u asgjësohen veprat. A do të ndëshkohen ndryshe, përveçse sipas asaj që kanë punuar?
عربي تفسیرونه:
وَٱتَّخَذَ قَوۡمُ مُوسَىٰ مِنۢ بَعۡدِهِۦ مِنۡ حُلِيِّهِمۡ عِجۡلٗا جَسَدٗا لَّهُۥ خُوَارٌۚ أَلَمۡ يَرَوۡاْ أَنَّهُۥ لَا يُكَلِّمُهُمۡ وَلَا يَهۡدِيهِمۡ سَبِيلًاۘ ٱتَّخَذُوهُ وَكَانُواْ ظَٰلِمِينَ
Populli i Musait, në mungesë të tij, nisën të adhurojnë një trup viçi që bënë nga stolitë e tyre, i cili lëshonte një pëllitje. A nuk e shihnin se ai as u fliste e as i përudhte në rrugë të drejtë? Megjithatë, ata e morën atë për adhurim dhe u bënë zullumqarë.
عربي تفسیرونه:
وَلَمَّا سُقِطَ فِيٓ أَيۡدِيهِمۡ وَرَأَوۡاْ أَنَّهُمۡ قَدۡ ضَلُّواْ قَالُواْ لَئِن لَّمۡ يَرۡحَمۡنَا رَبُّنَا وَيَغۡفِرۡ لَنَا لَنَكُونَنَّ مِنَ ٱلۡخَٰسِرِينَ
Kur u penduan dhe e kuptuan se kishin humbur, thanë: "Nëse Zoti ynë nuk na mëshiron dhe nuk na fal, ne, pa dyshim, do të jemi të humbur."
عربي تفسیرونه:
 
د معناګانو ژباړه سورت: اعراف
د سورتونو فهرست (لړلیک) د مخ نمبر
 
د قرآن کریم د معناګانو ژباړه - البانیایي ژباړه - د رواد الترجمة د مرکز لخوا- کار پرې روان دی - د ژباړو فهرست (لړلیک)

دا ژباړه د مرکز رواد الترجمة ټیم لخوا د ربوہ د تبلیغ ټولنې او د اسلامي منځپانګې د خدماتو ټولنې په همکارۍ شوې.

بندول