Check out the new design

د قرآن کریم د معناګانو ژباړه - البانیایي ژباړه - د رواد الترجمة د مرکز لخوا- کار پرې روان دی * - د ژباړو فهرست (لړلیک)


د معناګانو ژباړه سورت: فتح   آیت:
قُل لِّلۡمُخَلَّفِينَ مِنَ ٱلۡأَعۡرَابِ سَتُدۡعَوۡنَ إِلَىٰ قَوۡمٍ أُوْلِي بَأۡسٖ شَدِيدٖ تُقَٰتِلُونَهُمۡ أَوۡ يُسۡلِمُونَۖ فَإِن تُطِيعُواْ يُؤۡتِكُمُ ٱللَّهُ أَجۡرًا حَسَنٗاۖ وَإِن تَتَوَلَّوۡاْ كَمَا تَوَلَّيۡتُم مِّن قَبۡلُ يُعَذِّبۡكُمۡ عَذَابًا أَلِيمٗا
Thuaju beduinëve që mbetën pas: "Ju do të thirreni (për të luftuar) kundër një populli të fuqishëm; do t'i luftoni ose do të dorëzohen. Nëse bindeni, Allahu do t'ju japë shpërblim të mirë, por, nëse ktheni shpinën, siç e kthyet më parë, Ai do t'ju ndëshkojë me një dënim të dhembshëm."
عربي تفسیرونه:
لَّيۡسَ عَلَى ٱلۡأَعۡمَىٰ حَرَجٞ وَلَا عَلَى ٱلۡأَعۡرَجِ حَرَجٞ وَلَا عَلَى ٱلۡمَرِيضِ حَرَجٞۗ وَمَن يُطِعِ ٱللَّهَ وَرَسُولَهُۥ يُدۡخِلۡهُ جَنَّٰتٖ تَجۡرِي مِن تَحۡتِهَا ٱلۡأَنۡهَٰرُۖ وَمَن يَتَوَلَّ يُعَذِّبۡهُ عَذَابًا أَلِيمٗا
Nuk ka gjynah për të verbrin, as për të çalin e as për të sëmurin. Atë që i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij, Ai do ta fusë në kopshte të Xhenetit, nëpër të cilat rrjedhin lumenj. Ndërkaq, atë që kthen shpinën, Ai do ta ndëshkojë me një dënim të dhembshëm.
عربي تفسیرونه:
۞ لَّقَدۡ رَضِيَ ٱللَّهُ عَنِ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ إِذۡ يُبَايِعُونَكَ تَحۡتَ ٱلشَّجَرَةِ فَعَلِمَ مَا فِي قُلُوبِهِمۡ فَأَنزَلَ ٱلسَّكِينَةَ عَلَيۡهِمۡ وَأَثَٰبَهُمۡ فَتۡحٗا قَرِيبٗا
Allahu është i kënaqur me besimtarët kur ta dhanë besën nën pemë. Ai e dinte mirë ç'kishte në zemrat e tyre, prandaj zbriti mbi ta qetësinë dhe i shpërbleu me një fitore të afërt[1]
[1] Çlirimi i Hajberit
عربي تفسیرونه:
وَمَغَانِمَ كَثِيرَةٗ يَأۡخُذُونَهَاۗ وَكَانَ ٱللَّهُ عَزِيزًا حَكِيمٗا
e me plaçkë të madhe që do të zënë. Allahu është gjithnjë i Gjithëfuqishëm, i Urtë.
عربي تفسیرونه:
وَعَدَكُمُ ٱللَّهُ مَغَانِمَ كَثِيرَةٗ تَأۡخُذُونَهَا فَعَجَّلَ لَكُمۡ هَٰذِهِۦ وَكَفَّ أَيۡدِيَ ٱلنَّاسِ عَنكُمۡ وَلِتَكُونَ ءَايَةٗ لِّلۡمُؤۡمِنِينَ وَيَهۡدِيَكُمۡ صِرَٰطٗا مُّسۡتَقِيمٗا
Allahu ju ka premtuar shumë pre që do t'i zini. Këtë jua përshpejtoi e i pengoi duart e njerëzve prej jush, që të jetë kjo një shenjë për besimtarët dhe t'ju udhëzojë në rrugën e drejtë.
عربي تفسیرونه:
وَأُخۡرَىٰ لَمۡ تَقۡدِرُواْ عَلَيۡهَا قَدۡ أَحَاطَ ٱللَّهُ بِهَاۚ وَكَانَ ٱللَّهُ عَلَىٰ كُلِّ شَيۡءٖ قَدِيرٗا
Edhe (pre e fitore) të tjera që s'i keni arritur ende, të cilat i ruan Allahu (për ju). Allahu është i Plotfuqishëm për çdo gjë.
عربي تفسیرونه:
وَلَوۡ قَٰتَلَكُمُ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ لَوَلَّوُاْ ٱلۡأَدۡبَٰرَ ثُمَّ لَا يَجِدُونَ وَلِيّٗا وَلَا نَصِيرٗا
Edhe në qoftë se ju luftojnë jobesimtarët, patjetër do të sprapsen e pastaj nuk do të gjejnë as mbrojtës e as ndihmës.
عربي تفسیرونه:
سُنَّةَ ٱللَّهِ ٱلَّتِي قَدۡ خَلَتۡ مِن قَبۡلُۖ وَلَن تَجِدَ لِسُنَّةِ ٱللَّهِ تَبۡدِيلٗا
I tillë ishte ligji i Allahut edhe më parë, e kurrë nuk do të gjesh në ligjin e Allahut asnjë ndryshim.
عربي تفسیرونه:
 
د معناګانو ژباړه سورت: فتح
د سورتونو فهرست (لړلیک) د مخ نمبر
 
د قرآن کریم د معناګانو ژباړه - البانیایي ژباړه - د رواد الترجمة د مرکز لخوا- کار پرې روان دی - د ژباړو فهرست (لړلیک)

دا ژباړه د مرکز رواد الترجمة ټیم لخوا د ربوہ د تبلیغ ټولنې او د اسلامي منځپانګې د خدماتو ټولنې په همکارۍ شوې.

بندول