Check out the new design

د قرآن کریم د معناګانو ژباړه - البانیایي ژباړه - د رواد الترجمة د مرکز لخوا- کار پرې روان دی * - د ژباړو فهرست (لړلیک)


د معناګانو ژباړه سورت: نساء   آیت:
أُوْلَٰٓئِكَ ٱلَّذِينَ لَعَنَهُمُ ٱللَّهُۖ وَمَن يَلۡعَنِ ٱللَّهُ فَلَن تَجِدَ لَهُۥ نَصِيرًا
Këta janë ata që i ka mallkuar Allahu, e atij që e mallkon Allahu s'do të mund t'i gjesh Ndihmës.
عربي تفسیرونه:
أَمۡ لَهُمۡ نَصِيبٞ مِّنَ ٱلۡمُلۡكِ فَإِذٗا لَّا يُؤۡتُونَ ٱلنَّاسَ نَقِيرًا
Mos vallë ata kanë hise në pushtet?! Po të ishte ashtu, ata nuk do t'u jepnin njerëzve as sa kokrriza e bërthamës.
عربي تفسیرونه:
أَمۡ يَحۡسُدُونَ ٱلنَّاسَ عَلَىٰ مَآ ءَاتَىٰهُمُ ٱللَّهُ مِن فَضۡلِهِۦۖ فَقَدۡ ءَاتَيۡنَآ ءَالَ إِبۡرَٰهِيمَ ٱلۡكِتَٰبَ وَٱلۡحِكۡمَةَ وَءَاتَيۡنَٰهُم مُّلۡكًا عَظِيمٗا
A mos i kanë zili njerëzit për begatitë që ua ka dhuruar Allahu?! Ne u dhamë pasardhësve të Ibrahimit Librin e Urtësinë dhe u dhamë pushtet të madh.
عربي تفسیرونه:
فَمِنۡهُم مَّنۡ ءَامَنَ بِهِۦ وَمِنۡهُم مَّن صَدَّ عَنۡهُۚ وَكَفَىٰ بِجَهَنَّمَ سَعِيرًا
Disa prej tyre besuan në të e disa ia kthyen shpinën. Por (për ta) mjafton Xhehenemi si ndëshkim përcëllues.
عربي تفسیرونه:
إِنَّ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ بِـَٔايَٰتِنَا سَوۡفَ نُصۡلِيهِمۡ نَارٗا كُلَّمَا نَضِجَتۡ جُلُودُهُم بَدَّلۡنَٰهُمۡ جُلُودًا غَيۡرَهَا لِيَذُوقُواْ ٱلۡعَذَابَۗ إِنَّ ٱللَّهَ كَانَ عَزِيزًا حَكِيمٗا
Me të vërtetë, ata që i mohojnë ajetet tona, Ne do t'i fusim në Zjarr. Sapo t'u digjen lëkurat, Ne do t'ua ndërrojmë ato me lëkura të tjera, që ta shijojnë dënimin. Vërtet Allahu është i Gjithëfuqishëm, i Urtë.
عربي تفسیرونه:
وَٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّٰلِحَٰتِ سَنُدۡخِلُهُمۡ جَنَّٰتٖ تَجۡرِي مِن تَحۡتِهَا ٱلۡأَنۡهَٰرُ خَٰلِدِينَ فِيهَآ أَبَدٗاۖ لَّهُمۡ فِيهَآ أَزۡوَٰجٞ مُّطَهَّرَةٞۖ وَنُدۡخِلُهُمۡ ظِلّٗا ظَلِيلًا
Ndërkaq, ata që besuan dhe bënë vepra të mira, do t'i shpiem në kopshte të Xhenetit, nëpër të cilat rrjedhin lumenj, ku do të qëndrojnë përgjithmonë. Aty do të kenë bashkëshorte të dëlira dhe do t'i shpiem në hije të gjera.
عربي تفسیرونه:
۞ إِنَّ ٱللَّهَ يَأۡمُرُكُمۡ أَن تُؤَدُّواْ ٱلۡأَمَٰنَٰتِ إِلَىٰٓ أَهۡلِهَا وَإِذَا حَكَمۡتُم بَيۡنَ ٱلنَّاسِ أَن تَحۡكُمُواْ بِٱلۡعَدۡلِۚ إِنَّ ٱللَّهَ نِعِمَّا يَعِظُكُم بِهِۦٓۗ إِنَّ ٱللَّهَ كَانَ سَمِيعَۢا بَصِيرٗا
Allahu ju urdhëron që t'ua ktheni amanetet atyre që u takojnë dhe, kur të gjykoni mes njerëzve, të gjykoni me drejtësi. Sa e shkëlqyeshme është ajo me të cilën ju këshillon Allahu! Në të vërtetë, Allahu dëgjon dhe sheh çdo gjë.
عربي تفسیرونه:
يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوٓاْ أَطِيعُواْ ٱللَّهَ وَأَطِيعُواْ ٱلرَّسُولَ وَأُوْلِي ٱلۡأَمۡرِ مِنكُمۡۖ فَإِن تَنَٰزَعۡتُمۡ فِي شَيۡءٖ فَرُدُّوهُ إِلَى ٱللَّهِ وَٱلرَّسُولِ إِن كُنتُمۡ تُؤۡمِنُونَ بِٱللَّهِ وَٱلۡيَوۡمِ ٱلۡأٓخِرِۚ ذَٰلِكَ خَيۡرٞ وَأَحۡسَنُ تَأۡوِيلًا
O besimtarë! Bindjuni Allahut, bindjuni të Dërguarit dhe prijësve nga mesi juaj! Nëse nuk pajtoheni për ndonjë çështje, atëherë drejtojuni (Librit të) Allahut dhe (Sunetit të) të Dërguarit, nëse vërtet besoni Allahun dhe Ditën e Fundit. Kjo është më mirë për ju dhe përfundimi më i bukur.
عربي تفسیرونه:
 
د معناګانو ژباړه سورت: نساء
د سورتونو فهرست (لړلیک) د مخ نمبر
 
د قرآن کریم د معناګانو ژباړه - البانیایي ژباړه - د رواد الترجمة د مرکز لخوا- کار پرې روان دی - د ژباړو فهرست (لړلیک)

دا ژباړه د مرکز رواد الترجمة ټیم لخوا د ربوہ د تبلیغ ټولنې او د اسلامي منځپانګې د خدماتو ټولنې په همکارۍ شوې.

بندول