Check out the new design

د قرآن کریم د معناګانو ژباړه - البانیایي ژباړه - د رواد الترجمة د مرکز لخوا- کار پرې روان دی * - د ژباړو فهرست (لړلیک)


د معناګانو ژباړه سورت: کهف   آیت:
وَكَذَٰلِكَ أَعۡثَرۡنَا عَلَيۡهِمۡ لِيَعۡلَمُوٓاْ أَنَّ وَعۡدَ ٱللَّهِ حَقّٞ وَأَنَّ ٱلسَّاعَةَ لَا رَيۡبَ فِيهَآ إِذۡ يَتَنَٰزَعُونَ بَيۡنَهُمۡ أَمۡرَهُمۡۖ فَقَالُواْ ٱبۡنُواْ عَلَيۡهِم بُنۡيَٰنٗاۖ رَّبُّهُمۡ أَعۡلَمُ بِهِمۡۚ قَالَ ٱلَّذِينَ غَلَبُواْ عَلَىٰٓ أَمۡرِهِمۡ لَنَتَّخِذَنَّ عَلَيۡهِم مَّسۡجِدٗا
Dhe kështu, Ne bëmë që ata të zbuloheshin, në mënyrë që (njerëzit) ta dinë se premtimi i Allahut është i vërtetë dhe se nuk ka dyshim për Kiametin. Teksa grindeshin me njëri-tjetrin për çështjen e tyre, thanë: "Ndërtoni një ndërtesë mbi ta. Zoti i tyre di më së miri për ta." Por, ata që kishin më shumë pushtet, lidhur me çështjen e tyre thanë: "Ne do të ndërtojmë mbi ta një faltore."
عربي تفسیرونه:
سَيَقُولُونَ ثَلَٰثَةٞ رَّابِعُهُمۡ كَلۡبُهُمۡ وَيَقُولُونَ خَمۡسَةٞ سَادِسُهُمۡ كَلۡبُهُمۡ رَجۡمَۢا بِٱلۡغَيۡبِۖ وَيَقُولُونَ سَبۡعَةٞ وَثَامِنُهُمۡ كَلۡبُهُمۡۚ قُل رَّبِّيٓ أَعۡلَمُ بِعِدَّتِهِم مَّا يَعۡلَمُهُمۡ إِلَّا قَلِيلٞۗ فَلَا تُمَارِ فِيهِمۡ إِلَّا مِرَآءٗ ظَٰهِرٗا وَلَا تَسۡتَفۡتِ فِيهِم مِّنۡهُمۡ أَحَدٗا
Disa do të thonë: "Ata ishin tre, e i katërti ishte qeni i tyre." Të tjerët do të thonë: "Ishin pesë, e i gjashti ishte qeni i tyre", duke hamendësuar pa dije. Disa do të thonë: "Ishin shtatë, e i teti ishte qeni i tyre." Thuaj: "Zoti im e di më së miri numrin e tyre. Vetëm pakkush di për ta." Prandaj, mos diskuto lidhur me ta, përveçse në mënyrë të përgjithshme dhe mos kërko njohuri për ta nga asnjëri prej tyre.
عربي تفسیرونه:
وَلَا تَقُولَنَّ لِشَاْيۡءٍ إِنِّي فَاعِلٞ ذَٰلِكَ غَدًا
Kurrsesi mos thuaj për ndonjë gjë: "Do ta bëj nesër"
عربي تفسیرونه:
إِلَّآ أَن يَشَآءَ ٱللَّهُۚ وَٱذۡكُر رَّبَّكَ إِذَا نَسِيتَ وَقُلۡ عَسَىٰٓ أَن يَهۡدِيَنِ رَبِّي لِأَقۡرَبَ مِنۡ هَٰذَا رَشَدٗا
pa shtuar: "në dashtë Allahu". E, kur të harrosh, përmende Zotin tënd dhe thuaj: "Shpresoj që Zoti im të më udhëzojë në diçka që është më e drejtë se kjo."
عربي تفسیرونه:
وَلَبِثُواْ فِي كَهۡفِهِمۡ ثَلَٰثَ مِاْئَةٖ سِنِينَ وَٱزۡدَادُواْ تِسۡعٗا
Ata qëndruan në shpellën e tyre treqind vjet, duke shtuar nëntë.
عربي تفسیرونه:
قُلِ ٱللَّهُ أَعۡلَمُ بِمَا لَبِثُواْۖ لَهُۥ غَيۡبُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِۖ أَبۡصِرۡ بِهِۦ وَأَسۡمِعۡۚ مَا لَهُم مِّن دُونِهِۦ مِن وَلِيّٖ وَلَا يُشۡرِكُ فِي حُكۡمِهِۦٓ أَحَدٗا
Thuaj: "Allahu e di më së miri sa kanë qëndruar. Ai i di fshehtësitë e qiejve e të Tokës. Sa mirë sheh dhe sa mirë dëgjon Ai! Ata nuk kanë mbrojtës përveç Tij dhe Ai nuk e ndan pushtetin e Vet me askënd."
عربي تفسیرونه:
وَٱتۡلُ مَآ أُوحِيَ إِلَيۡكَ مِن كِتَابِ رَبِّكَۖ لَا مُبَدِّلَ لِكَلِمَٰتِهِۦ وَلَن تَجِدَ مِن دُونِهِۦ مُلۡتَحَدٗا
Lexo atë që të është shpallur nga Libri i Zotit tënd! Askush nuk mund t'i ndryshojë fjalët e Tij dhe kurrë nuk do të gjesh ndonjë strehë askund, përveçse tek Ai.
عربي تفسیرونه:
 
د معناګانو ژباړه سورت: کهف
د سورتونو فهرست (لړلیک) د مخ نمبر
 
د قرآن کریم د معناګانو ژباړه - البانیایي ژباړه - د رواد الترجمة د مرکز لخوا- کار پرې روان دی - د ژباړو فهرست (لړلیک)

دا ژباړه د مرکز رواد الترجمة ټیم لخوا د ربوہ د تبلیغ ټولنې او د اسلامي منځپانګې د خدماتو ټولنې په همکارۍ شوې.

بندول