Check out the new design

د قرآن کریم د معناګانو ژباړه - البانیایي ژباړه - د رواد الترجمة د مرکز لخوا- کار پرې روان دی * - د ژباړو فهرست (لړلیک)


د معناګانو ژباړه سورت: نحل   آیت:
لِيَكۡفُرُواْ بِمَآ ءَاتَيۡنَٰهُمۡۚ فَتَمَتَّعُواْ فَسَوۡفَ تَعۡلَمُونَ
duke mohuar kështu të mirat që ua dhamë. Por, kënaquni (për pak kohë), se së shpejti do ta kuptoni!
عربي تفسیرونه:
وَيَجۡعَلُونَ لِمَا لَا يَعۡلَمُونَ نَصِيبٗا مِّمَّا رَزَقۡنَٰهُمۡۗ تَٱللَّهِ لَتُسۡـَٔلُنَّ عَمَّا كُنتُمۡ تَفۡتَرُونَ
Ata ua ndajnë idhujve, - të cilët nuk dinë asgjë, - një pjesë të asaj që Ne ua kemi dhënë. Betohem në Allahun se do të pyeteni për atë që keni trilluar.
عربي تفسیرونه:
وَيَجۡعَلُونَ لِلَّهِ ٱلۡبَنَٰتِ سُبۡحَٰنَهُۥ وَلَهُم مَّا يَشۡتَهُونَ
Ata i veshin Allahut vajza, - i Patëmeta është Ai, - ndërsa për vete zgjedhin atë që e pëlqejnë (djemtë).
عربي تفسیرونه:
وَإِذَا بُشِّرَ أَحَدُهُم بِٱلۡأُنثَىٰ ظَلَّ وَجۡهُهُۥ مُسۡوَدّٗا وَهُوَ كَظِيمٞ
E, kur ndonjërit prej tyre i jepet lajmi për lindjen e ndonjë vajze, i nxihet fytyra dhe mbushet plot hidhërim.
عربي تفسیرونه:
يَتَوَٰرَىٰ مِنَ ٱلۡقَوۡمِ مِن سُوٓءِ مَا بُشِّرَ بِهِۦٓۚ أَيُمۡسِكُهُۥ عَلَىٰ هُونٍ أَمۡ يَدُسُّهُۥ فِي ٱلتُّرَابِۗ أَلَا سَآءَ مَا يَحۡكُمُونَ
Ai fshihet nga njerëzit për shkak të lajmit të keq që i është dhënë, duke menduar a ta mbajë atë përkundër turpit, apo ta varrosë në dhé! Ah, sa keq që gjykojnë!
عربي تفسیرونه:
لِلَّذِينَ لَا يُؤۡمِنُونَ بِٱلۡأٓخِرَةِ مَثَلُ ٱلسَّوۡءِۖ وَلِلَّهِ ٱلۡمَثَلُ ٱلۡأَعۡلَىٰۚ وَهُوَ ٱلۡعَزِيزُ ٱلۡحَكِيمُ
Atyre që nuk besojnë në botën tjetër u takon shembulli i keq (cilësitë e përbuzura), ndërsa Allahut i takon shembulli më i lartë (cilësitë më të larta). Ai është i Gjithëfuqishmi, i Urti.
عربي تفسیرونه:
وَلَوۡ يُؤَاخِذُ ٱللَّهُ ٱلنَّاسَ بِظُلۡمِهِم مَّا تَرَكَ عَلَيۡهَا مِن دَآبَّةٖ وَلَٰكِن يُؤَخِّرُهُمۡ إِلَىٰٓ أَجَلٖ مُّسَمّٗىۖ فَإِذَا جَآءَ أَجَلُهُمۡ لَا يَسۡتَـٔۡخِرُونَ سَاعَةٗ وَلَا يَسۡتَقۡدِمُونَ
Nëse Allahu do t'i ndëshkonte njerëzit për padrejtësitë e tyre, Ai nuk do të linte asnjë gjallesë në Tokë, por Ai u jep atyre afat deri në një kohë të caktuar. E, kur të vijë afati i tyre, ata nuk mund ta shtyjnë atë për asnjë çast e as ta përshpejtojnë.
عربي تفسیرونه:
وَيَجۡعَلُونَ لِلَّهِ مَا يَكۡرَهُونَۚ وَتَصِفُ أَلۡسِنَتُهُمُ ٱلۡكَذِبَ أَنَّ لَهُمُ ٱلۡحُسۡنَىٰۚ لَا جَرَمَ أَنَّ لَهُمُ ٱلنَّارَ وَأَنَّهُم مُّفۡرَطُونَ
Ata i veshin Allahut atë që për vete e urrejnë, kurse gjuhët e tyre thonë gënjeshtra se gjoja ata do të kenë shpërblimin e mirë. S'ka dyshim se ata do të kenë Zjarrin dhe se aty do të lihen.
عربي تفسیرونه:
تَٱللَّهِ لَقَدۡ أَرۡسَلۡنَآ إِلَىٰٓ أُمَمٖ مِّن قَبۡلِكَ فَزَيَّنَ لَهُمُ ٱلشَّيۡطَٰنُ أَعۡمَٰلَهُمۡ فَهُوَ وَلِيُّهُمُ ٱلۡيَوۡمَ وَلَهُمۡ عَذَابٌ أَلِيمٞ
Betohem për Allahun se Ne kemi çuar të dërguar edhe te popujt para teje, por shejtani ua hijeshoi punët e tyre (të shëmtuara). Sot, ai është ndihmësi i tyre, por ata do të kenë dënim të dhembshëm.
عربي تفسیرونه:
وَمَآ أَنزَلۡنَا عَلَيۡكَ ٱلۡكِتَٰبَ إِلَّا لِتُبَيِّنَ لَهُمُ ٱلَّذِي ٱخۡتَلَفُواْ فِيهِ وَهُدٗى وَرَحۡمَةٗ لِّقَوۡمٖ يُؤۡمِنُونَ
Ne ta kemi zbritur Librin vetëm që t'ua sqarosh atyre atë për të cilën ranë në kundërshti dhe si udhërrëfyes e mëshirë për njerëzit që besojnë.
عربي تفسیرونه:
 
د معناګانو ژباړه سورت: نحل
د سورتونو فهرست (لړلیک) د مخ نمبر
 
د قرآن کریم د معناګانو ژباړه - البانیایي ژباړه - د رواد الترجمة د مرکز لخوا- کار پرې روان دی - د ژباړو فهرست (لړلیک)

دا ژباړه د مرکز رواد الترجمة ټیم لخوا د ربوہ د تبلیغ ټولنې او د اسلامي منځپانګې د خدماتو ټولنې په همکارۍ شوې.

بندول