Check out the new design

വിശുദ്ധ ഖുർആൻ പരിഭാഷ - അൽബേനിയൻ പരിഭാഷ - പരിഭാഷകരുടെ കേന്ദ്രം - പണിപ്പുരയിൽ * - വിവർത്തനങ്ങളുടെ സൂചിക


പരിഭാഷ അദ്ധ്യായം: ഫത്ഹ്   ആയത്ത്:
إِنَّ ٱلَّذِينَ يُبَايِعُونَكَ إِنَّمَا يُبَايِعُونَ ٱللَّهَ يَدُ ٱللَّهِ فَوۡقَ أَيۡدِيهِمۡۚ فَمَن نَّكَثَ فَإِنَّمَا يَنكُثُ عَلَىٰ نَفۡسِهِۦۖ وَمَنۡ أَوۡفَىٰ بِمَا عَٰهَدَ عَلَيۡهُ ٱللَّهَ فَسَيُؤۡتِيهِ أَجۡرًا عَظِيمٗا
Pa dyshim, ata që ta japin besën ty, në të vërtetë ia japin besën Allahut. Dora e Allahut është mbi duart e tyre. Ai që e thyen betimin, e thyen në dëm të vetes, ndërsa atij që i përmbahet besës që ia ka dhënë Allahut, Ai do t'i japë shpërblim të madh.
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
سَيَقُولُ لَكَ ٱلۡمُخَلَّفُونَ مِنَ ٱلۡأَعۡرَابِ شَغَلَتۡنَآ أَمۡوَٰلُنَا وَأَهۡلُونَا فَٱسۡتَغۡفِرۡ لَنَاۚ يَقُولُونَ بِأَلۡسِنَتِهِم مَّا لَيۡسَ فِي قُلُوبِهِمۡۚ قُلۡ فَمَن يَمۡلِكُ لَكُم مِّنَ ٱللَّهِ شَيۡـًٔا إِنۡ أَرَادَ بِكُمۡ ضَرًّا أَوۡ أَرَادَ بِكُمۡ نَفۡعَۢاۚ بَلۡ كَانَ ٱللَّهُ بِمَا تَعۡمَلُونَ خَبِيرَۢا
Beduinët që mbetën pas do të të thonë: "Na pengoi pasuria dhe familjet tona, prandaj kërko falje për ne!" Ata thonë me gjuhët e tyre atë që nuk e kanë në zemra. Thuaj: "Kush mund ta pengojë Allahun, nëse Ai dëshiron t'ju bëjë ndonjë dëm a t'ju bëjë ndonjë të mirë? Jo, por Allahu e di mirë çfarë veproni."
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
بَلۡ ظَنَنتُمۡ أَن لَّن يَنقَلِبَ ٱلرَّسُولُ وَٱلۡمُؤۡمِنُونَ إِلَىٰٓ أَهۡلِيهِمۡ أَبَدٗا وَزُيِّنَ ذَٰلِكَ فِي قُلُوبِكُمۡ وَظَنَنتُمۡ ظَنَّ ٱلسَّوۡءِ وَكُنتُمۡ قَوۡمَۢا بُورٗا
Në të vërtetë, ju menduat se i Dërguari dhe besimtarët nuk do të kthehen më kurrë te familjet e tyre dhe kjo gjë u zbukurua në zemrat tuaja. Ju ushqyet mendime të këqija dhe u bëtë popull i shkatërruar.
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
وَمَن لَّمۡ يُؤۡمِنۢ بِٱللَّهِ وَرَسُولِهِۦ فَإِنَّآ أَعۡتَدۡنَا لِلۡكَٰفِرِينَ سَعِيرٗا
Ata që nuk e besojnë Allahun dhe të Dërguarin e Tij, le ta dinë se Ne kemi përgatitur për jobesimtarët një Zjarr flakërues.
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
وَلِلَّهِ مُلۡكُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِۚ يَغۡفِرُ لِمَن يَشَآءُ وَيُعَذِّبُ مَن يَشَآءُۚ وَكَانَ ٱللَّهُ غَفُورٗا رَّحِيمٗا
Vetëm Allahut i takon sundimi i qiejve e i Tokës. Ai fal kë të dojë dhe ndëshkon kë të dojë. Allahu është gjithnjë Falës i Madh e Mëshirëplotë.
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
سَيَقُولُ ٱلۡمُخَلَّفُونَ إِذَا ٱنطَلَقۡتُمۡ إِلَىٰ مَغَانِمَ لِتَأۡخُذُوهَا ذَرُونَا نَتَّبِعۡكُمۡۖ يُرِيدُونَ أَن يُبَدِّلُواْ كَلَٰمَ ٱللَّهِۚ قُل لَّن تَتَّبِعُونَا كَذَٰلِكُمۡ قَالَ ٱللَّهُ مِن قَبۡلُۖ فَسَيَقُولُونَ بَلۡ تَحۡسُدُونَنَاۚ بَلۡ كَانُواْ لَا يَفۡقَهُونَ إِلَّا قَلِيلٗا
Ata që mbetën pas, kur të niseni për të marrë prenë e luftës, do të thonë: "Na lejoni të vijmë me ju!", duke dashur të ndryshojnë fjalën e Allahut. Thuaju: "Kurrsesi s'keni për të ardhur me ne. Kështu ka thënë Allahu që më parë." Atëherë do të thonë: "Nuk është ashtu, por ju na keni zili." Jo, por ata nuk kuptojnë, përveçse pak.
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
 
പരിഭാഷ അദ്ധ്യായം: ഫത്ഹ്
സൂറത്തുകളുടെ സൂചിക പേജ് നമ്പർ
 
വിശുദ്ധ ഖുർആൻ പരിഭാഷ - അൽബേനിയൻ പരിഭാഷ - പരിഭാഷകരുടെ കേന്ദ്രം - പണിപ്പുരയിൽ - വിവർത്തനങ്ങളുടെ സൂചിക

റബ്‌വ ഇസ്‌ലാമിക് ദഅ്വാ ആൻഡ് ഗൈഡൻസ് സെൻററിൻ്റെയും കോൺടെന്റ് ഇൻ ലാംഗ്വേജസ് സർവീസ് അസോസിയേഷൻ്റെയും സഹകരണത്തോടെ മർകസ് റുവാദ് തർജമ വിഭാഗം വിവർത്തനം ചെയ്തത്.

അടക്കുക