Check out the new design

വിശുദ്ധ ഖുർആൻ പരിഭാഷ - അൽബേനിയൻ പരിഭാഷ - പരിഭാഷകരുടെ കേന്ദ്രം - പണിപ്പുരയിൽ * - വിവർത്തനങ്ങളുടെ സൂചിക


പരിഭാഷ അദ്ധ്യായം: ശ്ശൂറാ   ആയത്ത്:
ذَٰلِكَ ٱلَّذِي يُبَشِّرُ ٱللَّهُ عِبَادَهُ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّٰلِحَٰتِۗ قُل لَّآ أَسۡـَٔلُكُمۡ عَلَيۡهِ أَجۡرًا إِلَّا ٱلۡمَوَدَّةَ فِي ٱلۡقُرۡبَىٰۗ وَمَن يَقۡتَرِفۡ حَسَنَةٗ نَّزِدۡ لَهُۥ فِيهَا حُسۡنًاۚ إِنَّ ٱللَّهَ غَفُورٞ شَكُورٌ
Kjo është ajo me të cilën Allahu përgëzon robërit e Tij që besojnë dhe bëjnë vepra të mira. Thuaj: "Unë nuk po ju kërkoj kurrfarë shpërblimi, përveç dashurisë për hir të farefisnisë." Kush bën një vepër të mirë, Ne do t'ia shtojmë shpërblimin. Vërtet, Allahu është Falës i Madh dhe Mirënjohës.
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
أَمۡ يَقُولُونَ ٱفۡتَرَىٰ عَلَى ٱللَّهِ كَذِبٗاۖ فَإِن يَشَإِ ٱللَّهُ يَخۡتِمۡ عَلَىٰ قَلۡبِكَۗ وَيَمۡحُ ٱللَّهُ ٱلۡبَٰطِلَ وَيُحِقُّ ٱلۡحَقَّ بِكَلِمَٰتِهِۦٓۚ إِنَّهُۥ عَلِيمُۢ بِذَاتِ ٱلصُّدُورِ
A mos thonë ata: "Ai po trillon gënjeshtra për Allahun"?! Po sikur të donte Allahu, do të ta vuloste zemrën e do ta zhdukte të pavërtetën dhe do ta jetësonte të vërtetën me fjalët e Tij! Pa dyshim, Ai e di mirë çfarë ka në zemra.
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
وَهُوَ ٱلَّذِي يَقۡبَلُ ٱلتَّوۡبَةَ عَنۡ عِبَادِهِۦ وَيَعۡفُواْ عَنِ ٱلسَّيِّـَٔاتِ وَيَعۡلَمُ مَا تَفۡعَلُونَ
Ai është që pranon pendimin e robërve të Vet, i fal gjynahet dhe e di çfarë bëni.
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
وَيَسۡتَجِيبُ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّٰلِحَٰتِ وَيَزِيدُهُم مِّن فَضۡلِهِۦۚ وَٱلۡكَٰفِرُونَ لَهُمۡ عَذَابٞ شَدِيدٞ
Ai u përgjigjet lutjeve të atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, si dhe u jep edhe më tepër prej mirësisë së Vet. Ndërkaq, jobesimtarët do të kenë ndëshkim të ashpër.
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
۞ وَلَوۡ بَسَطَ ٱللَّهُ ٱلرِّزۡقَ لِعِبَادِهِۦ لَبَغَوۡاْ فِي ٱلۡأَرۡضِ وَلَٰكِن يُنَزِّلُ بِقَدَرٖ مَّا يَشَآءُۚ إِنَّهُۥ بِعِبَادِهِۦ خَبِيرُۢ بَصِيرٞ
Po qe se Allahu do t'ua shtonte rizkun robërve të Vet, ata do të bënin padrejtësi në Tokë, por Ai e zbret atë me masë, aq sa dëshiron. Me të vërtetë, Ai i njeh dhe i sheh mirë robërit e Vet.
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
وَهُوَ ٱلَّذِي يُنَزِّلُ ٱلۡغَيۡثَ مِنۢ بَعۡدِ مَا قَنَطُواْ وَيَنشُرُ رَحۡمَتَهُۥۚ وَهُوَ ٱلۡوَلِيُّ ٱلۡحَمِيدُ
Ai është që zbret shiun pasi ata të kenë humbur shpresën dhe shpërndan mëshirën e Vet. Ai është Mbrojtësi, i Lavdëruari.
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
وَمِنۡ ءَايَٰتِهِۦ خَلۡقُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِ وَمَا بَثَّ فِيهِمَا مِن دَآبَّةٖۚ وَهُوَ عَلَىٰ جَمۡعِهِمۡ إِذَا يَشَآءُ قَدِيرٞ
Nga shenjat e Tij është krijimi i qiejve e i Tokës dhe i gjallesave që ka shpërndarë në to. Ai ka fuqi t'i tubojë ato kur të dojë.
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
وَمَآ أَصَٰبَكُم مِّن مُّصِيبَةٖ فَبِمَا كَسَبَتۡ أَيۡدِيكُمۡ وَيَعۡفُواْ عَن كَثِيرٖ
Çfarëdo fatkeqësie që ju godet është për shkak të asaj që kanë bërë duart tuaja, por, megjithatë, Ai fal shumë.
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
وَمَآ أَنتُم بِمُعۡجِزِينَ فِي ٱلۡأَرۡضِۖ وَمَا لَكُم مِّن دُونِ ٱللَّهِ مِن وَلِيّٖ وَلَا نَصِيرٖ
Ju nuk mund t'i ikni (ِAllahut) në Tokë dhe, pos Allahut, nuk keni mbrojtës e as ndihmës.
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
 
പരിഭാഷ അദ്ധ്യായം: ശ്ശൂറാ
സൂറത്തുകളുടെ സൂചിക പേജ് നമ്പർ
 
വിശുദ്ധ ഖുർആൻ പരിഭാഷ - അൽബേനിയൻ പരിഭാഷ - പരിഭാഷകരുടെ കേന്ദ്രം - പണിപ്പുരയിൽ - വിവർത്തനങ്ങളുടെ സൂചിക

റബ്‌വ ഇസ്‌ലാമിക് ദഅ്വാ ആൻഡ് ഗൈഡൻസ് സെൻററിൻ്റെയും കോൺടെന്റ് ഇൻ ലാംഗ്വേജസ് സർവീസ് അസോസിയേഷൻ്റെയും സഹകരണത്തോടെ മർകസ് റുവാദ് തർജമ വിഭാഗം വിവർത്തനം ചെയ്തത്.

അടക്കുക