Check out the new design

ការបកប្រែអត្ថន័យនៃគម្ពីរគួរអាន - ការបកប្រែជាភាសាអាល់ហ្ពានី - មជ្ឈមណ្ឌលបកប្រែរ៉ូវ៉ាទ - កំពុងដំណើរការលើវា * - មាតិកានៃការបកប្រែ


ការបកប្រែអត្ថន័យ ជំពូក​: អាត់តាវហ្ពះ   វាក្យខណ្ឌ:
كَيۡفَ يَكُونُ لِلۡمُشۡرِكِينَ عَهۡدٌ عِندَ ٱللَّهِ وَعِندَ رَسُولِهِۦٓ إِلَّا ٱلَّذِينَ عَٰهَدتُّمۡ عِندَ ٱلۡمَسۡجِدِ ٱلۡحَرَامِۖ فَمَا ٱسۡتَقَٰمُواْ لَكُمۡ فَٱسۡتَقِيمُواْ لَهُمۡۚ إِنَّ ٱللَّهَ يُحِبُّ ٱلۡمُتَّقِينَ
Si mund të kenë idhujtarët marrëveshje me Allahun dhe me të Dërguarin e Tij, përveç atyre me të cilët keni lidhur marrëveshje në Xhaminë e Shenjtë? Nëse ata e përmbushin zotimin e tyre ndaj jush, atëherë ju përmbusheni zotimin tuaj ndaj tyre, sepse Allahu i do ata që i frikësohen Atij.
ការបកស្រាយជាភាសា​អារ៉ាប់:
كَيۡفَ وَإِن يَظۡهَرُواْ عَلَيۡكُمۡ لَا يَرۡقُبُواْ فِيكُمۡ إِلّٗا وَلَا ذِمَّةٗۚ يُرۡضُونَكُم بِأَفۡوَٰهِهِمۡ وَتَأۡبَىٰ قُلُوبُهُمۡ وَأَكۡثَرُهُمۡ فَٰسِقُونَ
Si (mund të ketë marrëveshje me ta), kur ata, nëse arrijnë t'ju mposhtin, nuk respektojnë as lidhjet farefisnore e as marrëveshjet? Ata ju kënaqin me gjuhët e tyre, ndërkohë që zemrat e tyre e urrejnë atë dhe shumica e tyre janë të pabindur.
ការបកស្រាយជាភាសា​អារ៉ាប់:
ٱشۡتَرَوۡاْ بِـَٔايَٰتِ ٱللَّهِ ثَمَنٗا قَلِيلٗا فَصَدُّواْ عَن سَبِيلِهِۦٓۚ إِنَّهُمۡ سَآءَ مَا كَانُواْ يَعۡمَلُونَ
Ata i kanë shitur ajetet e Allahut për një çmim të vogël dhe i kanë penguar (njerëzit) nga rruga e Tij. Sa e shëmtuar është ajo që bënë!
ការបកស្រាយជាភាសា​អារ៉ាប់:
لَا يَرۡقُبُونَ فِي مُؤۡمِنٍ إِلّٗا وَلَا ذِمَّةٗۚ وَأُوْلَٰٓئِكَ هُمُ ٱلۡمُعۡتَدُونَ
Ata nuk respektojnë lidhjet farefisnore, as marrëveshjet në lidhje me besimtarët. Pikërisht këta janë tejkaluesit e kufijve.
ការបកស្រាយជាភាសា​អារ៉ាប់:
فَإِن تَابُواْ وَأَقَامُواْ ٱلصَّلَوٰةَ وَءَاتَوُاْ ٱلزَّكَوٰةَ فَإِخۡوَٰنُكُمۡ فِي ٱلدِّينِۗ وَنُفَصِّلُ ٱلۡأٓيَٰتِ لِقَوۡمٖ يَعۡلَمُونَ
Por, nëse pendohen, falin namazin dhe japin zekatin, atëherë ata janë vëllezërit tuaj në fe. Ne ua sqarojmë ajetet njerëzve që dinë.
ការបកស្រាយជាភាសា​អារ៉ាប់:
وَإِن نَّكَثُوٓاْ أَيۡمَٰنَهُم مِّنۢ بَعۡدِ عَهۡدِهِمۡ وَطَعَنُواْ فِي دِينِكُمۡ فَقَٰتِلُوٓاْ أَئِمَّةَ ٱلۡكُفۡرِ إِنَّهُمۡ لَآ أَيۡمَٰنَ لَهُمۡ لَعَلَّهُمۡ يَنتَهُونَ
Por, nëse ata thyejnë betimet pas lidhjes së marrëveshjes dhe jua shajnë fenë, atëherë luftoni prijësit e mosbesimit, – meqë ata nuk kanë besë, – që të heqin dorë.
ការបកស្រាយជាភាសា​អារ៉ាប់:
أَلَا تُقَٰتِلُونَ قَوۡمٗا نَّكَثُوٓاْ أَيۡمَٰنَهُمۡ وَهَمُّواْ بِإِخۡرَاجِ ٱلرَّسُولِ وَهُم بَدَءُوكُمۡ أَوَّلَ مَرَّةٍۚ أَتَخۡشَوۡنَهُمۡۚ فَٱللَّهُ أَحَقُّ أَن تَخۡشَوۡهُ إِن كُنتُم مُّؤۡمِنِينَ
A nuk do të luftoni kundër njerëzve që thyen betimet e tyre, u përpoqën ta dëbojnë të Dërguarin dhe janë ata që filluan luftën të parët kundër jush? Mos vallë keni frikë prej tyre? Allahu meriton shumë më shumë që t'i frikësoheni, nëse jeni besimtarë të vërtetë!
ការបកស្រាយជាភាសា​អារ៉ាប់:
 
ការបកប្រែអត្ថន័យ ជំពូក​: អាត់តាវហ្ពះ
មាតិកានៃជំពូក លេខ​ទំព័រ
 
ការបកប្រែអត្ថន័យនៃគម្ពីរគួរអាន - ការបកប្រែជាភាសាអាល់ហ្ពានី - មជ្ឈមណ្ឌលបកប្រែរ៉ូវ៉ាទ - កំពុងដំណើរការលើវា - មាតិកានៃការបកប្រែ

បកប្រែដោយក្រុមមជ្ឈមណ្ឌលរ៉ូវ៉ាតនៃការបកប្រែ ដោយសហការជាមួយសមាគមអំពាវនាវនៅរ៉ាប់វ៉ា និងសមាគមបម្រើមាតិកាអ៊ីស្លាមជាភាសាផ្សេងៗ។

បិទ