Check out the new design

ការបកប្រែអត្ថន័យនៃគម្ពីរគួរអាន - ការបកប្រែជាភាសាអាល់ហ្ពានី - មជ្ឈមណ្ឌលបកប្រែរ៉ូវ៉ាទ - កំពុងដំណើរការលើវា * - មាតិកានៃការបកប្រែ


ការបកប្រែអត្ថន័យ ជំពូក​: អាល់អាន់អាម   វាក្យខណ្ឌ:
۞ إِنَّ ٱللَّهَ فَالِقُ ٱلۡحَبِّ وَٱلنَّوَىٰۖ يُخۡرِجُ ٱلۡحَيَّ مِنَ ٱلۡمَيِّتِ وَمُخۡرِجُ ٱلۡمَيِّتِ مِنَ ٱلۡحَيِّۚ ذَٰلِكُمُ ٱللَّهُۖ فَأَنَّىٰ تُؤۡفَكُونَ
Me të vërtetë, Allahu është Ai që bën farën dhe bërthamën të mbijë. Ai e nxjerr të gjallën prej së vdekurës dhe nxjerr të vdekurën prej së gjallës. Pra, ky është Allahu. Atëherë, përse shmangeni?!
ការបកស្រាយជាភាសា​អារ៉ាប់:
فَالِقُ ٱلۡإِصۡبَاحِ وَجَعَلَ ٱلَّيۡلَ سَكَنٗا وَٱلشَّمۡسَ وَٱلۡقَمَرَ حُسۡبَانٗاۚ ذَٰلِكَ تَقۡدِيرُ ٱلۡعَزِيزِ ٱلۡعَلِيمِ
Ai bën të shkëlqejë drita e agimit. Ai e bëri natën për pushim, kurse Diellin dhe Hënën për të llogaritur kohën. Ky është përcaktimi i të Gjithëfuqishmit, të Gjithëdijshmit.
ការបកស្រាយជាភាសា​អារ៉ាប់:
وَهُوَ ٱلَّذِي جَعَلَ لَكُمُ ٱلنُّجُومَ لِتَهۡتَدُواْ بِهَا فِي ظُلُمَٰتِ ٱلۡبَرِّ وَٱلۡبَحۡرِۗ قَدۡ فَصَّلۡنَا ٱلۡأٓيَٰتِ لِقَوۡمٖ يَعۡلَمُونَ
Është Ai që bëri yjet për ju, që të orientoheni nëpërmjet tyre në errësirën e tokës dhe detit. Ne ua kemi sqaruar hollësisht shenjat Tona njerëzve që dinë.
ការបកស្រាយជាភាសា​អារ៉ាប់:
وَهُوَ ٱلَّذِيٓ أَنشَأَكُم مِّن نَّفۡسٖ وَٰحِدَةٖ فَمُسۡتَقَرّٞ وَمُسۡتَوۡدَعٞۗ قَدۡ فَصَّلۡنَا ٱلۡأٓيَٰتِ لِقَوۡمٖ يَفۡقَهُونَ
Është Ai që ju krijoi prej një njeriu të vetëm, duke ju bërë vendstrehim e vendqëndrim. Ne ua kemi shpjeguar qartë shenjat Tona njerëzve që kuptojnë.
ការបកស្រាយជាភាសា​អារ៉ាប់:
وَهُوَ ٱلَّذِيٓ أَنزَلَ مِنَ ٱلسَّمَآءِ مَآءٗ فَأَخۡرَجۡنَا بِهِۦ نَبَاتَ كُلِّ شَيۡءٖ فَأَخۡرَجۡنَا مِنۡهُ خَضِرٗا نُّخۡرِجُ مِنۡهُ حَبّٗا مُّتَرَاكِبٗا وَمِنَ ٱلنَّخۡلِ مِن طَلۡعِهَا قِنۡوَانٞ دَانِيَةٞ وَجَنَّٰتٖ مِّنۡ أَعۡنَابٖ وَٱلزَّيۡتُونَ وَٱلرُّمَّانَ مُشۡتَبِهٗا وَغَيۡرَ مُتَشَٰبِهٍۗ ٱنظُرُوٓاْ إِلَىٰ ثَمَرِهِۦٓ إِذَآ أَثۡمَرَ وَيَنۡعِهِۦٓۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكُمۡ لَأٓيَٰتٖ لِّقَوۡمٖ يُؤۡمِنُونَ
Është Ai që lëshon shiun nga qielli dhe përmes tij nxjerr bimësi të të gjitha llojeve. Prej tyre Ne nxjerrim jeshile, nga të cilat prodhojmë kokrra të dendura në kallinj dhe nga sythi i hurmës vile të varura. Ne nxjerrim edhe kopshte me vreshta rrushi, ullinj e shegë, të ngjashme e jo të ngjashme. Vështroni frytet e tyre kur formohen e piqen! Njëmend, në të gjitha këto ka shenja për njerëzit që besojnë.
ការបកស្រាយជាភាសា​អារ៉ាប់:
وَجَعَلُواْ لِلَّهِ شُرَكَآءَ ٱلۡجِنَّ وَخَلَقَهُمۡۖ وَخَرَقُواْ لَهُۥ بَنِينَ وَبَنَٰتِۭ بِغَيۡرِ عِلۡمٖۚ سُبۡحَٰنَهُۥ وَتَعَٰلَىٰ عَمَّا يَصِفُونَ
Megjithatë, ata i shohin xhinët si ortakë të Allahut, ndonëse Ai i ka krijuar ata. Po ashtu, ata i veshin Allahut djem e vajza, pa pasur dijeni. I patëmeta dhe i Lartësuar është Allahu mbi çdo gjë që i veshin ata.
ការបកស្រាយជាភាសា​អារ៉ាប់:
بَدِيعُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِۖ أَنَّىٰ يَكُونُ لَهُۥ وَلَدٞ وَلَمۡ تَكُن لَّهُۥ صَٰحِبَةٞۖ وَخَلَقَ كُلَّ شَيۡءٖۖ وَهُوَ بِكُلِّ شَيۡءٍ عَلِيمٞ
Ai është Krijuesi i qiejve dhe i Tokës. Si mund të ketë fëmijë kur Ai nuk ka bashkëshorte?! Ai ka krijuar çdo gjë dhe Ai është i Gjithëdijshëm për çdo gjë.
ការបកស្រាយជាភាសា​អារ៉ាប់:
 
ការបកប្រែអត្ថន័យ ជំពូក​: អាល់អាន់អាម
មាតិកានៃជំពូក លេខ​ទំព័រ
 
ការបកប្រែអត្ថន័យនៃគម្ពីរគួរអាន - ការបកប្រែជាភាសាអាល់ហ្ពានី - មជ្ឈមណ្ឌលបកប្រែរ៉ូវ៉ាទ - កំពុងដំណើរការលើវា - មាតិកានៃការបកប្រែ

បកប្រែដោយក្រុមមជ្ឈមណ្ឌលរ៉ូវ៉ាតនៃការបកប្រែ ដោយសហការជាមួយសមាគមអំពាវនាវនៅរ៉ាប់វ៉ា និងសមាគមបម្រើមាតិកាអ៊ីស្លាមជាភាសាផ្សេងៗ។

បិទ