Check out the new design

ការបកប្រែអត្ថន័យនៃគម្ពីរគួរអាន - ការបកប្រែជាភាសាអាល់ហ្ពានី - មជ្ឈមណ្ឌលបកប្រែរ៉ូវ៉ាទ - កំពុងដំណើរការលើវា * - មាតិកានៃការបកប្រែ


ការបកប្រែអត្ថន័យ ជំពូក​: អាន់នីសាក   វាក្យខណ្ឌ:
لَّا يَسۡتَوِي ٱلۡقَٰعِدُونَ مِنَ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ غَيۡرُ أُوْلِي ٱلضَّرَرِ وَٱلۡمُجَٰهِدُونَ فِي سَبِيلِ ٱللَّهِ بِأَمۡوَٰلِهِمۡ وَأَنفُسِهِمۡۚ فَضَّلَ ٱللَّهُ ٱلۡمُجَٰهِدِينَ بِأَمۡوَٰلِهِمۡ وَأَنفُسِهِمۡ عَلَى ٱلۡقَٰعِدِينَ دَرَجَةٗۚ وَكُلّٗا وَعَدَ ٱللَّهُ ٱلۡحُسۡنَىٰۚ وَفَضَّلَ ٱللَّهُ ٱلۡمُجَٰهِدِينَ عَلَى ٱلۡقَٰعِدِينَ أَجۡرًا عَظِيمٗا
Nuk janë të barabartë besimtarët që rrinë (në shtëpitë e tyre), - përveç të paaftëve, - me ata që luftojnë në rrugën e Allahut me pasurinë dhe jetën e tyre. Allahu i ka ngritur një shkallë më lart ata që luftojnë me pasurinë dhe jetën e tyre kundrejt atyre që nuk dalin në luftë. Allahu u ka premtuar të gjithëve mirësi (Xhenetin), por i ka veçuar luftëtarët, nga ata që nuk luftojnë, me shpërblim të madh,
ការបកស្រាយជាភាសា​អារ៉ាប់:
دَرَجَٰتٖ مِّنۡهُ وَمَغۡفِرَةٗ وَرَحۡمَةٗۚ وَكَانَ ٱللَّهُ غَفُورٗا رَّحِيمًا
me shkallë të larta nga Ai dhe me falje e mëshirë. Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë.
ការបកស្រាយជាភាសា​អារ៉ាប់:
إِنَّ ٱلَّذِينَ تَوَفَّىٰهُمُ ٱلۡمَلَٰٓئِكَةُ ظَالِمِيٓ أَنفُسِهِمۡ قَالُواْ فِيمَ كُنتُمۡۖ قَالُواْ كُنَّا مُسۡتَضۡعَفِينَ فِي ٱلۡأَرۡضِۚ قَالُوٓاْ أَلَمۡ تَكُنۡ أَرۡضُ ٱللَّهِ وَٰسِعَةٗ فَتُهَاجِرُواْ فِيهَاۚ فَأُوْلَٰٓئِكَ مَأۡوَىٰهُمۡ جَهَنَّمُۖ وَسَآءَتۡ مَصِيرًا
Kur melekët t'ua marrin shpirtrat atyre që i kanë bërë padrejtësi vetvetes, do t'u thonë: "Në ç'gjendje ishit?" Ata do të thonë: "Ishim të pafuqishëm në tokë." Melekët do t'u thonë: "A nuk ishte toka e Allahut mjaftueshëm e gjerë, që të mërgonit në të?! Pra, vendstrehimi i tyre do të jetë Xhehenemi. Eh, sa vendbanim i keq që është ai!
ការបកស្រាយជាភាសា​អារ៉ាប់:
إِلَّا ٱلۡمُسۡتَضۡعَفِينَ مِنَ ٱلرِّجَالِ وَٱلنِّسَآءِ وَٱلۡوِلۡدَٰنِ لَا يَسۡتَطِيعُونَ حِيلَةٗ وَلَا يَهۡتَدُونَ سَبِيلٗا
Me përjashtim të të pafuqishmëve nga burrat, gratë dhe fëmijët që nuk kanë mundësi (për të mërguar) dhe nuk e dinë rrugën.
ការបកស្រាយជាភាសា​អារ៉ាប់:
فَأُوْلَٰٓئِكَ عَسَى ٱللَّهُ أَن يَعۡفُوَ عَنۡهُمۡۚ وَكَانَ ٱللَّهُ عَفُوًّا غَفُورٗا
Këta mbase do t'i falë Allahu, se Allahu është Shlyes i gjynaheve dhe Falës i Madh.
ការបកស្រាយជាភាសា​អារ៉ាប់:
۞ وَمَن يُهَاجِرۡ فِي سَبِيلِ ٱللَّهِ يَجِدۡ فِي ٱلۡأَرۡضِ مُرَٰغَمٗا كَثِيرٗا وَسَعَةٗۚ وَمَن يَخۡرُجۡ مِنۢ بَيۡتِهِۦ مُهَاجِرًا إِلَى ٱللَّهِ وَرَسُولِهِۦ ثُمَّ يُدۡرِكۡهُ ٱلۡمَوۡتُ فَقَدۡ وَقَعَ أَجۡرُهُۥ عَلَى ٱللَّهِۗ وَكَانَ ٱللَّهُ غَفُورٗا رَّحِيمٗا
Kush mërgon në rrugën e Allahut, ai gjen shumë vende strehimi dhe begati në tokë. E, kush del nga shtëpia e tij për të mërguar tek Allahu dhe tek i Dërguari i Tij, pastaj e zë vdekja, shpërblimi i tij është tek Allahu. Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë.
ការបកស្រាយជាភាសា​អារ៉ាប់:
وَإِذَا ضَرَبۡتُمۡ فِي ٱلۡأَرۡضِ فَلَيۡسَ عَلَيۡكُمۡ جُنَاحٌ أَن تَقۡصُرُواْ مِنَ ٱلصَّلَوٰةِ إِنۡ خِفۡتُمۡ أَن يَفۡتِنَكُمُ ٱلَّذِينَ كَفَرُوٓاْۚ إِنَّ ٱلۡكَٰفِرِينَ كَانُواْ لَكُمۡ عَدُوّٗا مُّبِينٗا
Kur të udhëtoni në tokë, nuk keni gjynah të shkurtoni namazin, nëse druheni se ju bëjnë ndonjë dëm jobesimtarët. Me të vërtetë, jobesimtarët janë armiq tuaj të hapur.
ការបកស្រាយជាភាសា​អារ៉ាប់:
 
ការបកប្រែអត្ថន័យ ជំពូក​: អាន់នីសាក
មាតិកានៃជំពូក លេខ​ទំព័រ
 
ការបកប្រែអត្ថន័យនៃគម្ពីរគួរអាន - ការបកប្រែជាភាសាអាល់ហ្ពានី - មជ្ឈមណ្ឌលបកប្រែរ៉ូវ៉ាទ - កំពុងដំណើរការលើវា - មាតិកានៃការបកប្រែ

បកប្រែដោយក្រុមមជ្ឈមណ្ឌលរ៉ូវ៉ាតនៃការបកប្រែ ដោយសហការជាមួយសមាគមអំពាវនាវនៅរ៉ាប់វ៉ា និងសមាគមបម្រើមាតិកាអ៊ីស្លាមជាភាសាផ្សេងៗ។

បិទ