Check out the new design

ការបកប្រែអត្ថន័យនៃគម្ពីរគួរអាន - ការបកប្រែជាភាសាអាល់ហ្ពានី - មជ្ឈមណ្ឌលបកប្រែរ៉ូវ៉ាទ - កំពុងដំណើរការលើវា * - មាតិកានៃការបកប្រែ


ការបកប្រែអត្ថន័យ ជំពូក​: អាស់សាជដះ   វាក្យខណ្ឌ:

Es Sexhde

الٓمٓ
Elif, lam, mim.
ការបកស្រាយជាភាសា​អារ៉ាប់:
تَنزِيلُ ٱلۡكِتَٰبِ لَا رَيۡبَ فِيهِ مِن رَّبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ
Shpallja e Librit, pa dyshim, është nga Zoti i botëve.
ការបកស្រាយជាភាសា​អារ៉ាប់:
أَمۡ يَقُولُونَ ٱفۡتَرَىٰهُۚ بَلۡ هُوَ ٱلۡحَقُّ مِن رَّبِّكَ لِتُنذِرَ قَوۡمٗا مَّآ أَتَىٰهُم مِّن نَّذِيرٖ مِّن قَبۡلِكَ لَعَلَّهُمۡ يَهۡتَدُونَ
A mos thonë ata: "Ai e ka trilluar atë!"? Jo, por ajo është e vërteta nga Zoti yt, për t'ua tërhequr vërejtjen njerëzve që nuk u kishte ardhur asnjë paralajmërues para teje, që të udhëzohen në rrugë të drejtë.
ការបកស្រាយជាភាសា​អារ៉ាប់:
ٱللَّهُ ٱلَّذِي خَلَقَ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضَ وَمَا بَيۡنَهُمَا فِي سِتَّةِ أَيَّامٖ ثُمَّ ٱسۡتَوَىٰ عَلَى ٱلۡعَرۡشِۖ مَا لَكُم مِّن دُونِهِۦ مِن وَلِيّٖ وَلَا شَفِيعٍۚ أَفَلَا تَتَذَكَّرُونَ
Allahu është Ai që krijoi qiejt e Tokën dhe gjithçka që gjendet ndërmjet tyre për gjashtë ditë e pastaj u ngrit mbi Arsh. Ju nuk keni asnjë mbrojtës e as ndërmjetësues përveç Tij. Vallë, si nuk merrni mësim?!
ការបកស្រាយជាភាសា​អារ៉ាប់:
يُدَبِّرُ ٱلۡأَمۡرَ مِنَ ٱلسَّمَآءِ إِلَى ٱلۡأَرۡضِ ثُمَّ يَعۡرُجُ إِلَيۡهِ فِي يَوۡمٖ كَانَ مِقۡدَارُهُۥٓ أَلۡفَ سَنَةٖ مِّمَّا تَعُدُّونَ
Ai drejton çështjet prej qiellit deri në Tokë, pastaj ato kthehen tek Ai në një Ditë, gjatësia e së cilës është një mijë vjet sipas llogarisë suaj.
ការបកស្រាយជាភាសា​អារ៉ាប់:
ذَٰلِكَ عَٰلِمُ ٱلۡغَيۡبِ وَٱلشَّهَٰدَةِ ٱلۡعَزِيزُ ٱلرَّحِيمُ
Ky është Njohësi i së fshehtës dhe së dukshmes, i Gjithëfuqishmi, Mëshirëploti,
ការបកស្រាយជាភាសា​អារ៉ាប់:
ٱلَّذِيٓ أَحۡسَنَ كُلَّ شَيۡءٍ خَلَقَهُۥۖ وَبَدَأَ خَلۡقَ ٱلۡإِنسَٰنِ مِن طِينٖ
i Cili përsosi gjithçka që krijoi dhe nisi krijimin e njeriut prej baltës.
ការបកស្រាយជាភាសា​អារ៉ាប់:
ثُمَّ جَعَلَ نَسۡلَهُۥ مِن سُلَٰلَةٖ مِّن مَّآءٖ مَّهِينٖ
Pastaj Ai krijoi pasardhësit e tij prej një pike të një lëngu të përbuzur
ការបកស្រាយជាភាសា​អារ៉ាប់:
ثُمَّ سَوَّىٰهُ وَنَفَخَ فِيهِ مِن رُّوحِهِۦۖ وَجَعَلَ لَكُمُ ٱلسَّمۡعَ وَٱلۡأَبۡصَٰرَ وَٱلۡأَفۡـِٔدَةَۚ قَلِيلٗا مَّا تَشۡكُرُونَ
e më pas i dha formë e i fryu shpirtin e krijuar prej Tij, si dhe jua dha të dëgjuarit, të parët dhe zemrat, por pak po falënderoni.
ការបកស្រាយជាភាសា​អារ៉ាប់:
وَقَالُوٓاْ أَءِذَا ضَلَلۡنَا فِي ٱلۡأَرۡضِ أَءِنَّا لَفِي خَلۡقٖ جَدِيدِۭۚ بَلۡ هُم بِلِقَآءِ رَبِّهِمۡ كَٰفِرُونَ
Ata thonë: "Vallë, pasi të tretemi në tokë, sërish do të ngjallemi?!" Në të vërtetë, ata nuk besojnë se do ta takojnë Zotin e tyre.
ការបកស្រាយជាភាសា​អារ៉ាប់:
۞ قُلۡ يَتَوَفَّىٰكُم مَّلَكُ ٱلۡمَوۡتِ ٱلَّذِي وُكِّلَ بِكُمۡ ثُمَّ إِلَىٰ رَبِّكُمۡ تُرۡجَعُونَ
Thuaj: "Meleku i vdekjes, i cili është përgjegjës për ju, do t'jua marrë shpirtrat e pastaj te Zoti juaj do të ktheheni."
ការបកស្រាយជាភាសា​អារ៉ាប់:
 
ការបកប្រែអត្ថន័យ ជំពូក​: អាស់សាជដះ
មាតិកានៃជំពូក លេខ​ទំព័រ
 
ការបកប្រែអត្ថន័យនៃគម្ពីរគួរអាន - ការបកប្រែជាភាសាអាល់ហ្ពានី - មជ្ឈមណ្ឌលបកប្រែរ៉ូវ៉ាទ - កំពុងដំណើរការលើវា - មាតិកានៃការបកប្រែ

បកប្រែដោយក្រុមមជ្ឈមណ្ឌលរ៉ូវ៉ាតនៃការបកប្រែ ដោយសហការជាមួយសមាគមអំពាវនាវនៅរ៉ាប់វ៉ា និងសមាគមបម្រើមាតិកាអ៊ីស្លាមជាភាសាផ្សេងៗ។

បិទ