Check out the new design

ការបកប្រែអត្ថន័យនៃគម្ពីរគួរអាន - ការបកប្រែជាភាសាអាល់ហ្ពានី - មជ្ឈមណ្ឌលបកប្រែរ៉ូវ៉ាទ - កំពុងដំណើរការលើវា * - មាតិកានៃការបកប្រែ


ការបកប្រែអត្ថន័យ ជំពូក​: អាល់កះហ្វុី   វាក្យខណ្ឌ:
قَالَ هَٰذَا رَحۡمَةٞ مِّن رَّبِّيۖ فَإِذَا جَآءَ وَعۡدُ رَبِّي جَعَلَهُۥ دَكَّآءَۖ وَكَانَ وَعۡدُ رَبِّي حَقّٗا
Ai tha: "Kjo është mëshirë nga Zoti im. Por, kur të vijë premtimi i Zotit tim, Ai do ta bëjë rrafsh atë. Premtimi i Zotit tim është i vërtetë."
ការបកស្រាយជាភាសា​អារ៉ាប់:
۞ وَتَرَكۡنَا بَعۡضَهُمۡ يَوۡمَئِذٖ يَمُوجُ فِي بَعۡضٖۖ وَنُفِخَ فِي ٱلصُّورِ فَجَمَعۡنَٰهُمۡ جَمۡعٗا
Atë Ditë Ne do t'i lëmë ata të vërshojnë mbi njëri-tjetrin dhe do t'i fryhet Surit, e pastaj do t'i tubojmë që të gjithë.
ការបកស្រាយជាភាសា​អារ៉ាប់:
وَعَرَضۡنَا جَهَنَّمَ يَوۡمَئِذٖ لِّلۡكَٰفِرِينَ عَرۡضًا
Atë Ditë Ne do t'ua shfaqim Xhehenemin jobesimtarëve haptazi,
ការបកស្រាយជាភាសា​អារ៉ាប់:
ٱلَّذِينَ كَانَتۡ أَعۡيُنُهُمۡ فِي غِطَآءٍ عَن ذِكۡرِي وَكَانُواْ لَا يَسۡتَطِيعُونَ سَمۡعًا
atyre, sytë e të cilëve ishin të verbër ndaj këshillave të Mia dhe nuk ishin në gjendje të dëgjonin (të vërtetën).
ការបកស្រាយជាភាសា​អារ៉ាប់:
أَفَحَسِبَ ٱلَّذِينَ كَفَرُوٓاْ أَن يَتَّخِذُواْ عِبَادِي مِن دُونِيٓ أَوۡلِيَآءَۚ إِنَّآ أَعۡتَدۡنَا جَهَنَّمَ لِلۡكَٰفِرِينَ نُزُلٗا
A mendojnë jobesimtarët se mund t'i marrin robërit e Mi për mbrojtës në vend Timin? Ne e kemi përgatitur Xhehenemin si vendbanim për jobesimtarët.
ការបកស្រាយជាភាសា​អារ៉ាប់:
قُلۡ هَلۡ نُنَبِّئُكُم بِٱلۡأَخۡسَرِينَ أَعۡمَٰلًا
Thuaj: "A t'ju tregoj për më punëhumburit?
ការបកស្រាយជាភាសា​អារ៉ាប់:
ٱلَّذِينَ ضَلَّ سَعۡيُهُمۡ فِي ٱلۡحَيَوٰةِ ٱلدُّنۡيَا وَهُمۡ يَحۡسَبُونَ أَنَّهُمۡ يُحۡسِنُونَ صُنۡعًا
Janë ata që u ka humbur mundi që bënë në jetën e kësaj bote, ndërkohë që mendonin se po bëjnë mirë?"
ការបកស្រាយជាភាសា​អារ៉ាប់:
أُوْلَٰٓئِكَ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ بِـَٔايَٰتِ رَبِّهِمۡ وَلِقَآئِهِۦ فَحَبِطَتۡ أَعۡمَٰلُهُمۡ فَلَا نُقِيمُ لَهُمۡ يَوۡمَ ٱلۡقِيَٰمَةِ وَزۡنٗا
Janë ata që mohojnë ajetet e Zotit të tyre dhe takimin me Të, prandaj atyre do t'u asgjësohen veprat dhe Ne nuk do t'u japim kurrfarë peshe në Ditën e Kiametit.
ការបកស្រាយជាភាសា​អារ៉ាប់:
ذَٰلِكَ جَزَآؤُهُمۡ جَهَنَّمُ بِمَا كَفَرُواْ وَٱتَّخَذُوٓاْ ءَايَٰتِي وَرُسُلِي هُزُوًا
Ky pra, Xhehenemi, është shpërblimi i tyre, për shkak se mohonin dhe i merrnin për tallje shenjat e Mia dhe të dërguarit e Mi.
ការបកស្រាយជាភាសា​អារ៉ាប់:
إِنَّ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّٰلِحَٰتِ كَانَتۡ لَهُمۡ جَنَّٰتُ ٱلۡفِرۡدَوۡسِ نُزُلًا
Vërtet, ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, do të kenë Xhenetin Firdeus për vendbanim,
ការបកស្រាយជាភាសា​អារ៉ាប់:
خَٰلِدِينَ فِيهَا لَا يَبۡغُونَ عَنۡهَا حِوَلٗا
ku do të qëndrojnë përgjithmonë, pa dashur të bëjnë ndonjë ndërrim.
ការបកស្រាយជាភាសា​អារ៉ាប់:
قُل لَّوۡ كَانَ ٱلۡبَحۡرُ مِدَادٗا لِّكَلِمَٰتِ رَبِّي لَنَفِدَ ٱلۡبَحۡرُ قَبۡلَ أَن تَنفَدَ كَلِمَٰتُ رَبِّي وَلَوۡ جِئۡنَا بِمِثۡلِهِۦ مَدَدٗا
Thuaj: "Sikur deti të ishte ngjyrë për (të shkruar) fjalët e Zotit tim, pa dyshim se deti do të shterohej para se të mbaronin fjalët e Zotit tim, edhe sikur të sillnim edhe dete të tjera si plotësim."
ការបកស្រាយជាភាសា​អារ៉ាប់:
قُلۡ إِنَّمَآ أَنَا۠ بَشَرٞ مِّثۡلُكُمۡ يُوحَىٰٓ إِلَيَّ أَنَّمَآ إِلَٰهُكُمۡ إِلَٰهٞ وَٰحِدٞۖ فَمَن كَانَ يَرۡجُواْ لِقَآءَ رَبِّهِۦ فَلۡيَعۡمَلۡ عَمَلٗا صَٰلِحٗا وَلَا يُشۡرِكۡ بِعِبَادَةِ رَبِّهِۦٓ أَحَدَۢا
Thuaj: "Unë jam vetëm një njeri si ju; më është shpallur se Zoti juaj është një Zot i Vetëm. Prandaj, kushdo që shpreson takimin me Zotin e vet, le të bëjë vepra të mira dhe të mos i shoqërojë askënd në adhurim Zotit të vet."
ការបកស្រាយជាភាសា​អារ៉ាប់:
 
ការបកប្រែអត្ថន័យ ជំពូក​: អាល់កះហ្វុី
មាតិកានៃជំពូក លេខ​ទំព័រ
 
ការបកប្រែអត្ថន័យនៃគម្ពីរគួរអាន - ការបកប្រែជាភាសាអាល់ហ្ពានី - មជ្ឈមណ្ឌលបកប្រែរ៉ូវ៉ាទ - កំពុងដំណើរការលើវា - មាតិកានៃការបកប្រែ

បកប្រែដោយក្រុមមជ្ឈមណ្ឌលរ៉ូវ៉ាតនៃការបកប្រែ ដោយសហការជាមួយសមាគមអំពាវនាវនៅរ៉ាប់វ៉ា និងសមាគមបម្រើមាតិកាអ៊ីស្លាមជាភាសាផ្សេងៗ។

បិទ